Fon Bekerat: Shpresojë që së shpejti të vijë dita kur Sërbia t’i bashkohet BE

Andreas fon Bekerat i Đuro Macut
Burim: Vlada Srbije/Slobodan Miljević

Shefi i delegacionit të Unionit Europian në Sërbi Andreas fon Bekerat organizoi mbrëmjen e sotme pritje me rastin e Ditës së Europës prej së cilës u shpreh se shpreson që së shpejti të vijë dita që Sërbia t’i bashkohet Unionit dhe “të pasurojë tapicerinë shumëngjyrëshe europiane në kulturën unike dhe më frymën e identitetit kombëtar” transmeton RTV.

“Dita e Europës është çështje zgjedhjesh, çështje uniteti dhe motoja jonë është ‘unik në diversitet’ është thelbi në forcën e përbashkët“, tha Fon Bekerat.

Ky i fundit tha se ky parim në botën e ndarë të kujton se dallimet nuk janë pengesa por ura.

“Zërat e bashkuar përbëjnë ton, ndërsa harmonitë diverse janë ato çka BE pajtohet-për zëra kompletues që përputhen për paqe dhe përparim” tha Fon Bekerat.

Ai i ftoi të gjithë që të ngrinin gotat për Europën dhe për vlerat e përbashkëta “për premtime që forca e diversitetit në dritën e së ardhmes është kur t’a ndërtojmë bashkarisht” transmeton Tanjug.

Në kremtimin e Ditës së Europës asistonin kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut, ministrat Marko Gjuriq, Ivica Daçiq, Nemanja Staroviq, Sara Pavkov, Tatjana Macura, ndihmësshefja e delegacionit të BE në Sërbi Plamena Halaçeva, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Sërbi Aleksandar Titolo, përfaqësues të forumit diplomatik, kominitetet fetare, figura publike, përfaqësues të mediave.

Kryeministri Macut me shefin Fon Bekerat vizitoi dhe ekspozitën “Unik në Diversitet-shumë identitet, një vizion i përbashkët”, që u organizua me rastin e kremtimit të Ditës së Europës dhe përmes instalacioneve artistike, përfaqëson zhvillimin e idesë europiane dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe unitetit në kontinent.

Dita e Europës më 9 maj, kremtohet në shenjë të kujtimit të Deklaratës së Shumanit të vitit 1950 që ishte dokumenti themeltar në të cilën nisi krijimi i Unionit të sotëm Europian.

Deklarata e Shumanit u publikua më 9 maj të vitit 1950 dhe paraqiste draft nisjen e ndërtimit të Unionit për qymyr e çelik ku në nisje e përbënin Franca dhe Republika Federale e Gjermanisë prej së cilës u rrit Unioni Europian.