Gjuriq: Administrata e re amerikane ka mjaft simpati dhe vesh për Sërbinë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka theksuar sot pas bisedës me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA në Kombet e Bashkuara Majkëll Uollc se administrata e re amerikane ka mjaft simpati dhe vesh për Sërbinë.
“Fjala është për një nga aktorët më me ndikim dhe domethënës në politikën e jashtme amerikane, i cili deri më herët ishte këshilltar i presidentit Donald Tramp dhe tani është anëtar i kabinetit në rangun e ministrit, vetëm për këtë është në postin e ambasadorit në KB. Për ne, kjo ishte mundësi e shkëlqyer për të paraqitur qëndrimin e Sërbisë për një numër çështjesh të rëndësishme, nga Kosova e Metohia, përfshirë pozitën e sërbëve në Kosovë e Metohi, gjithçka që po ndodh me manastiret dhe kishat tona, por edhe me njerëzit e zakonshëm që kanë kaluar dhe ende po kalojnë nëpër ferrin që po krijon regjimi i Kurtit”, theksoi Gjuriq.
Ky i fundit përcolli se biseduan dhe për situatën energjetike në rajon dhe se e shfrytëzoi rastin për të kërkuar më shumë mirëkuptim për pozitën e Sërbisë dhe theksoi rëndësinë strategjike të faktit se një Amerikë mike dhe partnere sikurse Sërbia, në të cilin Tramp gëzon mbështetje të paprecedentë si një nga udhëheqësit më popullorë është ajo që na bën mjaft të afërt politikisht dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë edhe në tema të tilla të ndjeshme.
"Mendoj se ka shumë simpati dhe vesh për Sërbinë në administratën e re amerikane dhe se është mirë çka mbajmë bisedime dhe kontakte të vazhdueshme në nivel të lartë dhe kur egzistojnë vendime të vështira, diskutohen haptazi", tha Gjuriq.
Ai tha dhe se dialogu strategjik i Sërbisë me SHBA është në përgatitje i cili do të ndodhë në periudhën e ardhshme dhe se ai përfaqëson një hap të ri të rëndësishëm përpara në kualitetin e raporteve mes dy vendeve.
"Dhe këto takime i shfrytëzojmë për disa prej elementeve dhe detaje të dialogut strategjik. Bashkëpunimi mes Sërbisë dhe SHBA në sferën shumëpalëshe ishte gjithashtu objekt diskutimi. Deri më tani, gjatë administratave të mëparshme, nuk kemi folur shumë, ndërsa tani kemi shumë arsye për të mbështetur njëri-tjetrin në arenën ndërkombëtare", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Tema e bisedës ishte dhe bashkëpunimi ekonomik, raportoi Gjuriq, duke thënë se Sërbia dëshiron të shikojë më shumë investime amerikane dhe fluks më të madh të kapitalit amerikan, ku ka ringjallur disa nga vendet europianolindore.
"Dëshirojmë që atë kapital t’a shikojmë dhe në funksion të zhvillimit të Sërbisë në masë të madhe, si dhe që tregu amerikan të jetë edhe më i hapur dhe i arritshëm për kompanitë sërbe", tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se në bisedat për ekonominë gjithmonë ka qenë prezente dhe çështja e tarifave por që në fakt shërbimet përbëjnë pjesën më të madhe të shkëmbimit mes dy vendeve dhe se ato vazhdojnë të rriten.
Nebenzja përsëriti mbështetjen e Rusisë për çështjen e Kosovës dhe mirëkuptimin për pozitën e popullit sërb
Gjuriq dje në Nju Jork, bisedoi me përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzja, të cilin thotë se është padyshim një nga diplomatët më të rëndësishëm rusë sot dhe një nga doajenët në KB.
Theksoi se Nebenzja përsëriti mbështetjen e Rusisë kur është fjala për Kosovën dhe rreth integritetit territorial të Sërbisë, si dhe shprehu mirëkuptim për pozitën e Sërbisë kur është fjala për pozitën e popullit sërb në Kosovë.
Shtoi se biseduan edhe rreth disa iniciativave që lidhen me përkujtimin e vuajtjeve të viktimave në luftërat e viteve ‘90, duke pasur parasysh tendencën për t'i trajtuar viktimat sërbe në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë.
"Është domethënëse që para dhe pas seancës së Këshillit të Sigurimit të KB, biseduam në detaje dhe pa ndalesa me përfaqësuesit e këtyre dy fuqive të mëdha. Bisedova dhe me ushtruesin e detyrës së përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të KB sepse për ne mbështetja e atij vendi është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jemi mirënjohës për të", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se dje në seancë, mund të dëgjohej lëvizje e madhe kur bëhet fjalë për disa vende të tjera mike dhe partnere, sikurse është Franca.
"Dëgjuam mbështetjen e Francës për punën e UNMIK çka është mjaft domethënëse", nënvizoi ministri Gjuriq.
Gjuriq dje përfaqësoi Sërbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua raporti gjashtëmujor rreth punës së UNMIK.
komentet