Gjuriq: Bisedimet në SHBA hap drejt mirëkuptimit të prioriteteve kombëtare të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq ka thënë sot se synimi i vizitës së tij në Uashington ka qenë krijimi klimës së favorshme për marrjen e çështjeve strategjike kombëtare të popullit sërb në Sërbi por dhe në rajon përmes prizmit të forcimit të marrëdhënieve me SHBA, si dhe forcimin e mëtejshëm të momentit pozitiv në raportet sërbo-amerikane.
"Javë e suksesshme dhe përmbajtësore për Sërbinë në Uashington. Patëm bisedime të jashtëzakonshme me zyrtarët më të lartë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Kongresin. Me të vërtetë punojmë në atë që të krijojmë klimë të favorshme për t'u marrë me çështjet strategjike kombëtare të popullit sërb, në Serbi e rajon, përmes prizmit të forcimit të marrëdhënieve. Qëllimi ynë është të forcojmë më tej momentin pozitiv në raportet sërbo-amerikane dhe të përmirësojmë pozitën në Uashington", u tha Gjuriq gazetarëve.
Ky i fundit raportoi se me ndihmëskëshilltarin për siguri kombëtare të SHBA Endrju Bajker bisedoi me detaje rreth situatës në rajon dhe se e informoi atë për planet dhe ambiciet kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe dhe për pozitën e popullit sërb, para së gjithash në Kosovë, por edhe në rajon.
Shtoi se nuk kishte pothuajse asnjë temë rajonale apo europiane që nuk u prek në takim dhe kjo nën nivel të lartë mirëkuptimi rreth çështjeve të ndryshme, sikurse nënvizoi ministri, që kanë rëndësi të madhe për Sërbinë.
Në lidhje me takimin me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio, Gjuriq tha se e falënderoi për qëndrimin e tij miqësor ndaj Sërbisë dhe rajonit.
"Shkurtimisht i’u referova situatës në lidhje me anëtarësimin e Sërbisë në Komitetin e Paqes. Shpreha dëshirën time që zyrtarët më të lartë amerikanë t’a vizitojnë Sërbinë së shpejti. Ky lloj takimi, si dhe bisedat që pata dhe që do të kem nesër në Departamentin e Shtetit me Brendan Hanrahan, Sërbinë e vendosin në një farë mënyre në hartën e administratës së Donald Tramp", nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se është e rëndësishme që tek administrata amerikane të egzistojë vetëdijshmëri rreth simpatisë në popullin sërb ndaj presidentit Donald Tramp dhe faktin që Sërbia me gjasa është vendi ku Tramp është më popullor në krahasim me çdo shtet në kontinentin europian. Shtoi se me të vërtetë kjo shkon përtej simpatisë së thjeshtë, sepse Tramp ndjek politikë ndryshe ndaj Europës dhe rajonit dhe se egziston dëshirë e sinqertë për të çelur kapitull të ri në marrëdhëniet me SHBA.
"Ka shumë tema dhe të gjitha i trajtuam me detaje. Jam i kënaqur sesi shkuan bisedimet. Ky është hap para jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe SHBA, por edhe drejt një shkalle më të lartë mirëkuptimi për prioritetet tona kombëtare në fushën e ekonomisë dhe për çështje të rëndësishme për ne, sikurse është pozita e popullit sërb në rajon", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Duke folur rreth takimit me drejtorin egzekutiv të Këshillit të Dominimit Energjitik të SHBA, Xherard Ejdzh në lidhje me çështjen e NIS, Gjuriq tha se ka përshtypjen se egziston vullnet shumë i mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Sërbinë.
"Mesazhet e Ejxhenit janë sinjal pozitiv dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Jemi mirënjohës për faktin se egziston mirëkuptim që Sërbia nuk duhet të gjendet mes dy zjarreve në balancimin e forcave të fuqive të mëdha", nënvizoi ministri.
Duke komentuar fjalimin e presidentit amerikan drejtuar kombit, Gjuriq konstatoi se mesazhet e Tramp për këtë rajon janë pozitive dhe prej tyre shikohet se SHBA po ndryshojnë qasjen ndaj çështjeve të shumta globale.
"Prej tyre shikojmë se Amerika po rishqyrton politika të caktuara të deritashme dhe kërkon partneritete të reja me vendet me të cilat marrëdhëniet më herët mund të kenë qenë të këqija ose të shmangura. Ne kemi punuar edhe vitet e fundit në përmirësimin e marrëdhënieve por duket se tani dera është edhe më e çelët. Nëse analizojmë fjalimin e Tramp, i cili për nga gjatësia dhe përmbajtja ishte më i pasuri në dekadat e fundit, do të shhikojmë se aty ka vend dhe për ne për punë në realizimin e qëllimeve tona. Kjo është qasje e re, botë e re në një farë mënyre, kur është fjala për marrëdhëniet e Uashingtonit me Europën dhe aktorëve të tjerë globalë", sqaroi ai.
Në situatë të tillë, shtoi, Sërbia ka çdo arsye për të vazhduar forcimin e përpjekjeve dhe angazhimit në SHBA.
Raportoi se Tramp, sipas sondazheve të para të opinionit publik në SHBA pas fjalimit, pati rezultat direkt pozitiv: dy të tretat e qytetarëve e vlerësuan fjalimin e tij pozitivisht, çka tregon se mesazhet u pritën me reagim të fortë.
Gjuriq i’u referua dhe pjesëmarrjes në konferencën e AIPAC.
"Nuk erdha që të merrem me politikën e brendshme, por me të vërtetë më mbushi me krenari mbledhja e AIPAC kur pashë sesa respekt egziston mes anëtarëve të Kongresit dhe komunitetit hebraik për atë çka bëri presidenti Aleksandar Vuçiq për të mbështetur popullin hebre në kohë të keqe për hebrenjtë pas sulmit terrorist të 7 tetorit-sepse klubet izraelite luanin në Sërbi dhe veçanërisht për shkak të ndihmës për pengun Alon Ohel, i cili dhe shtetas sërb. Sërbia është vend që tradicionalisht dhe historikisht kultivon marrëdhënie të mira me popullin hebre", tha Gjuriq.
Duke treguar ndikimin e AIPAC, vuri në dukje se është mirë për interesat kombëtare sërbe ajo çka udhëheqja e Sërbisë është mirëkuptuar në të tillë organizatë.
Gjuriq i’u referua dhe takimit me kongresmenen Klaudia Teni, mikja e madhe e popullit sërb.
“Teni është me të vërtetë motra jonë-do rajonin tonë, popullin sërb, vendin, Beogradin. Është kënaqësi e vërtetë të kemi miq të tillë”, tha Gjuriq, duke kujtuar se ajo propozoi që para çdo lloj mbështetje për pushtetin në Prishtinë, të formohej Bashkësia e Komunave Sërbe.
0 komentet