Gjuriq: Është më e dobishme që të lidhemi ekonomikisht sesa Prishtina të përdorë kërcënime ndaj sërbëve
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka theksuar se sot bisedimet në Uashington i shfrytëzoi që të dëshmojë në nevojshmërinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon dhe se propozoi forcimin e ekonomisë çka është baza e politikës së presidentit amerikan. Ai u shpreh se do të ishte mjaft e dobishme që të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes Sërbisë, Shqipërisë dhe Prishtinës, sesa çfarë bën Albin Kurti me kërcënimet.
"Shfrytëzuam bisedimet me zyrtarët amerikanë për t’u bërë të ditur nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe stabiliteti sigurisht nuk mund të arrihet me armatim dhe bashkim të njëanshëm bazuar në parime që lidhen me të kaluarën", tha Gjuriq duke i’u përgjigjur pyetjes nëse egziston mirëkuptim në SHBA për shqetësimet e Sërbisë në lidhje me aleancën ushtarake të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit.
Raportoi se në takime propozoi forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe përdorimin e ekonomisë për ndërtim urash çka është politika e presidentit të SHBA Donald Tramp.
"Do të ishte mjaft e dobishme të punohej për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes Sërbisë, Shqipërisë e Prishtinës, sesa të drejtoheshim te ajo që po përdor regjimi i Albin Kurtit-kërcënime ndaj institucioneve tona arsimore e shëndetësore, armatim të mëtejshëm. Asnjë nga këto nuk janë sinjale të mira nga Prishtina", qartësoi Gjuriq.
Ky i fundit tha se Amerika sigurisht është pjesë e zgjidhjes kur është fjala për problemet në Ballkan.
"Ndaj është mjaft e rëndësishme që patëm rastin të bisedojmë këtu në nivelin më të lartë, në interes të Sërbisë, konkretisht dhe me fakte, nën vullnet shumë të mirë dhe me dëshirën për të mbrojtur popullin tonë dhe interesat shtetërore. Dhe arritëm hapa të caktuar në atë fushë", shtoi Gjuriq.
0 komentet