Gjuriq: E rëndësishme që zëri i Sërbisë të dëgjohet në KB për respektimin e të drejtës ndërkombëtare
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq deklaroi sot në prag të fjalimit në seancën e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se për Sërbinë është mjaft e rëndësishme që zëri i saj të dëgjohet në këtë forum ndërkombëtar, veçanërisht kur është fjala për mbështetjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial dhe sovranitetit të të gjitha shteteve.
"Në dritën e vizitës historike të presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq në Kinë, Sërbisë i është dhënë tjetër nder. Sot në Nju Jork delegacioni i Sërbisë asiston në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar parimeve të Kartës së KB, të drejtës ndërkombëtare dhe ruajtjes së rendit global bazuar tek multilateralizmi. Asiston me ftesë të Kinës, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të KB këtë muaj. Për Sërbinë e rëndësishme është që zëri i saj të dëgjohet në organin më të lartë të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendeve, i cili në rastin e vendit tonë është i kërcënuar dhe i vënë në diskutim", tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se rëndësishme është që Sërbia, si vend që i qëndron fort parimeve që Kombet e Bashkuara i kanë profilizuar si forum për zgjidhjen e konflikteve, të ngrejë qartë zërin kundër rrezikimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të të gjitha shteteve dhe për respektimin e të drejtës publike ndërkombëtare.
"Kundër luftërave dhe për stabilitet, bashkëpunim mes shteteve. Këto janë vlerat për të cilat Sërbia dakordësohet", nënvizoi ministri Gjuriq.
Ai njoftoi se nesër në Nju Jork e presin një sërë takimesh të rëndësishme, mes të cilave dhe me ministrin e punëve të jashtme të Kinës, Vang Ji, të cilat sikurse tha, do të plotësojnë pamjen e përgjithshme të vizitës historike të presidentit të Sërbisë në Kinë.
"Kjo është ditë e mirë për afirmimin e pozitës sonë që e drejta ndërkombëtare është më e rëndësishme nga interesat e veçanta, se forca në marrëdhëniet ndërkombëtare është e papranueshme, ndërsa paqja është vlerë universale mbi të cilën mbështetet siguria, stabiliteti dhe përparimi i botës. Dhe se nuk kemi përse të sajojmë ujë të nxehtë, sepse egzistojnë ligje, rregullore, karta dhe parime ndërkombëtare në të cilat kemi arritur dhe duhet vetëm duhet t'i riafirmojmë ato me përpjekje të përbashkëta", shtoi Gjuriq.
Seanca me titull "Ruajtja e synimeve dhe parimeve të Kartës së KB dhe forcimi i sistemit ndërkombëtar me KB në qendër" po mbahet në kuadër të presidencës aktuale të Republikës Popullore të Kinës në Këshillin e Sigurimit të KB.
komentet