Gjuriq falenderoi ministrin armen pêr respektimin e integritetit territorial të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Jerevan me kolegun armen, ministrin Ararat Mirzojan të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e integritetit territorial të Sërbisë.
"Mirënjohës për pritjen e ngrohtë të mikpritësve tanë armenë, së bashku me ministrin Ararat Mirzojan dhe i lumtur që po asistoj në Dialogun e Jerevanit të këtij viti për herë të parë. E falënderova Armeninë për mbështetjen e integritetin territorial të Sërbisë çka është çështje me rëndësi të veçantë kombëtare. Jemi të kënaqur që Armenia ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ekspo 2027 dhe do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e bashkëpunimit me qëllim arritjen e përfitimeve konkrete për vendet dhe qytetarët tanë", shkroi ministri Gjuriq në rrjetin social "X".
Gjuriq në kryeqytetin e Armenisë mori pjesë në panelin për integrimet europiane të Forumit "Dialogu i Jerevanit 2026”. Në deklaratë për mediat mes të tjerash tha se nuk shikon se përse integriteti territorial i Sërbisë ka qenë më pak i rëndësishëm nga integriteti territorial i ndonjë vendi tjetër europian.
0 komentet