Gjuriq me kolegët nga Tunizia dhe Azerbajxhani i falenderoi për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq bisedoi në Nju Jork në takime të veçuara me ministrin e punëve të jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov dhe me ministrin e punëve të jashtme të Tunizisë Muhamed bin Naftij, të cilëve u përcolli mirënjohjen për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Sërbisë.
Me ministrin Bajramov, Gjuriq bisedoi për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Sërbisë dhe Azerbajxhanit dhe për temat aktuale, informon Ministria e Punave të Jashtme të Sërbisë.
Shefi i diplomacisë sërbe vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në themel të miqësisë tradicionale, besim të ndërsjelltë dhe respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare duke vënë në dukje se Sërbia, Azerbajxhanin e shikon si partner të besueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike afatgjata.
Si konfirmim për dialog politik intensiv, Gjuriq përmendi vizitën zyrtare të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliev në Beograd në shkurt të këtij viti dhe kontaktet personale që ka ai me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
E gjithë kjo, sikurse shtoi Gjuriq, si dhe mbajtja e seancës së parë të Këshillit për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, janë të rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.
Bashkëbiseduesit kanë vënë në dukje dhe rëndësinë e linjave direkte të fluturimeve Beograd-Baku të vendosura në maj të këtij viti duke vlerësuar se ajo tashmë kontribuon në lidhje të mirë mes dy vendeve dhe kryeqyteteve përkatëse.
Në takim është folur dhe për temat aktuale ku Gjuriq theksoi rëndësinë e vijimit të koordinimit të afërt dhe shkëmbimin e hapur të opinioneve për tema me interes të përbashkët.
Në bisedë me Muhamed bin Naftije, Gjuriq theksoi se Sërbia është e interesuar për intensifikimin e dialogut politik dhe realizimin e vizitave në nivel të lartë me Tunizinë.
Gjuriq i përcolli ftesë ministrit Naftiju që të vizitojë Sërbinë.
Ai i shprehu mirënjohjen Tunizisë për qëndrimin e palëkundur në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë dhe çështjeve me rëndësi për vendin.
Dy ministrat i’u referuan dhe takimit komemorativ të nivelit të lartë kushtuar 65 vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së vendeve të paangazhuara si dhe rëndësinë e përkujdesjes ndaj parimeve të Lëvizjes në rrethanat e reja gjeopolitike.
Kur është fjala për bashkëpunimin ekonomik, u konstatua se egziston potencial domethënës për përmirësimin e tyre si dhe lidhjen e palëkundur në fushat e kulturës dhe arsimit.
Duke folur për pjesmarrjen e Tunizisë në Panairin e Specializuar Ekspo 2027 në Beograd, Gjuriq me bashkëbiseduesin, shqyrtoi dhe hapat konkrete në këtë plan duke theksuar se ky manifestim do të paraqesë mundësi të mirë për Tunizinë që të prezantojë potencialet e veta si dhe të afirmojë më tepër mundësitë për bashkëpunim me Sërbinë.
0 komentet