Gjuriq: Gana mbështet fuqishëm Sërbinë, partneriteti afrikan thelbësor për ruajtjen e Kosovës e Metohisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, tha sot se Gana ku po qëndron në kuadër të vizitës zyrtare, është një nga vendet më të rëndësishme afrikane që mbështet vazhdimisht integritetin territorial të Sërbisë dhe qëndrimin e vet ndaj Kosovës e Metohisë. Gjuriq theksoi se beson se Afrika është kontinenti i së ardhmes, duke theksuar se partneritetet me vendet afrikane, përfaqësojnë shans të madh zhvillimi për Sërbinë dhe mbështetje të mëtejshme në luftën për ruajtjen e Kosovës e Metohisë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Nisim vizitën zyrtare në Republikën e Ganës, mikun tonë shumëdekadash tradicional dhe besnik në këtë pjesë të botës, vend që ishte një nga të parët që ngriti flamurin e luftës antikoloniale në vitin 1957 dhe në vitin 1960 përfundoi rrugën e vet drejt pavarësisë të udhëhequr atëherë nga presidenti Nkrumah, i cili ishte mik i madh i vendit tonë, presidentit Tito dhe është pikërisht në atë rrugë, rrugën e mosangazhimit që dhe sot po ecim duke ndërtuar miqësi me popujt e Afrikës", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se sot pati bisedime të jashtëzakonshme me ministrin e punëve të jashtme të Ganës, me ministrin e bujqësisë dhe se në plan janë dhe takimet me ministrat e Kulturës, Sportit dhe Mbrojtjes.
"Është shumë e rëndësishme për ne që kemi mundësinë të bashkëpunojmë dhe kur është fjala për ekonomitë tona, ky është një nga tregjet më premtuese në planet me popullsi me moshë mesatare 20 vjeçare, me rritje ekonomike vjetore që është gjithmonë diku mes 4 dhe 5%, madje edhe në vitet më të dobëta, kjo përfaqëson treg fenomenal eksporti për kompanitë tona. Më vonë sot do të vizitojmë edhe qendrën e kongreseve në të cilën e punon Energoprojekt, por kjo është vetëm pikë uji në detin e mundësive që egzistojnë këtu për ekonominë tonë", tha ai.
Gjuriq theksoi se Sërbia ka rreth 50 studentë nga Gana që studiojnë në universitetet sërbe dhe se sot prej ministrit të punëve të jashtme të Ganës morën ofertën që studentët sërbë të vijnë këtu me bursa nga qeveria e Ganës, për të përmirësuar njohuritë e tyre për historinë, kulturën, artin dhe shkencën afrikane në Universitetin e Ganës, një nga universitetet më prestigjioze në këtë pjesë të Afrikës.
"Pra, vizita jonë me siguri do të përfshijë dhe diskutime në fushën e mbrojtjes që mund të rezultojnë punë të reja për industrinë tonë të mbrojtjes. Bisedat tona në sferën e bujqësisë kanë rezultuar tashmë në mundësi të reja për institutet tona, për institucionet tona në fushën e bujqësisë, por edhe për prodhuesit tanë të makinerive bujqësore", theksoi Gjuriq.
Ai shtoi se mënyra se si u prit delegacioni sërb, është diçka që dëshiron t’a ndajë me publikun në Sërbi.
"Me të vërtetë, trajtimi dhe respekti që përjetoi delegacioni sërb këtu është i paprecedentë. Më thonë se këtu më herët ishin të gjithë ministrat e jashtëm nordikë dhe patën më pak takime sesa ne këtu në këto tre ditë e gjysmë", tha ai.
Gjuriqin e presin bisedime me presidentin e Ganës dhe një nga temat do të jetë Kosova e Metohia.
"Ajo çka gjithashtu dëshiroj të them është se më presin bisedime me presidentin e Republikës së Ganës zotin Mahama, i cili së fundmi mori detyrën dhe u zgjodh me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Ganës. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që Gana të respektojë dhe çmojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe sigurisht që biseduam dhe për Kosovën e Metohinë dhe rreth të gjitha çështjeve të tjera rajonale dhe jemi shumë mirënjohës ndaj Ganës çka mbështet integritetit territorial të Sërbisë", tha ai.
Ai shtoi se në bisedë është biseduar dhe për tema të tjera.
"Do të thoja se në vitin në të cilin kremtojmë 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, këtu në Ganë kemi një avokat të zëshëm për parimet e respektimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara, parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, çka për vendet si i yni është e rëndësishme. Gana është vend i rëndësishëm. Gana sot ka mbi 30 milionë banorë dhe në këtë pjesë të Afrikës është definitivisht një nga aktorët kryesorë, ndërsa pozicioni ynë këtu, të cilin po e forcojmë me këtë vizitë, na hap derën dhe garanton se në të ardhmen mund të kemi përfitime konkrete si ekonomikisht ashtu edhe politikisht dhe në shumë fusha të tjera nga ky bashkëpunim", tha ministri.
Ai tha se duke dëgjuar sot rreth vizionit të presidentit Mahama për transformimin e situatës ekonomike në Ganë dhe në këtë pjesë të Afrikës, pati përshtypjen se po dëgjonte për Sërbinë e 10 dhe 12 viteve më parë.
"Pra, vendi që po përballej me falimentin, situatën e rëndë që nisi t’a përmbyste situatën e tij duke vendosur masa të konsolidimit fiskal dhe kursimit në raport të përgjegjshëm ndaj financave publike ku njëkohësisht i drejtohet fuqimisht punës. Dhe ajo ekonomi 24-orëshe e mbështetur nga presidenti Mahama do të thotë që autoritetet e tyre, ato që ofrojnë shërbime për qytetarët, do të punojnë 24/7, por do të thotë se ekonomia e tyre, fabrikat e tyre do të përpiqen të rrisin produktivitetin, ndaj mosha mesatare e tyre këtu është rreth 20 vjeç dhe atyre u nevojiten të punësojnë atë armatë të rinjsh që janë mbi mesataren e arsimuar për këtë pjesë të botës sepse Gana ka sistem të zhvilluar arsimor", deklaroi ai.
Gjuriq shtoi se beson tek kjo se Afrika është kontinenti i së ardhmes, jo vetëm për shkak të popullsisë së re, por edhe për dëshirën dhe ambicien për të ndërtuar të ardhme të mirë për veten.
"Ndërsa neve Sërbia, si vend që po ashtu është shumë ambicioz dhe nuk shikon ngushtë, nuk shikon vetëm komshinjtë dhe sokaqet e veta çka do thoja, përfaqëson shans të madh zhvillimi që me këto vende në të cilat pasuria po zhvillohet, krijohet, punon dhe akumulohet, të marrim shtojca. Dhe ky është avantazhi ynë krahasues dhe në rrugën europiane dhe kjo është diçka për të cilën mund të garantojmë se do të kemi shumicën dhe rreth Kosovës e Metohisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shkak të vizitave të tilla", tha ministri.
Gjuriq theksoi se për këtë përshëndet veçanërisht vendimin e qeverisë së Republikës së Sërbisë që 1 shtatorin t’a shpallin si Ditën e paangazhimit të Republikës së Sërbisë.
"Dhe kjo është një shprehje e veçantë e respektit tonë ndaj këtyre popujve që vuanin nën prangat koloniale, dikur dhe për shekuj me radhë, por që po ngrihen sot dhe që do të bëhen tashmë liderë ekonomikë në kohën tonë, dhe besoj dhe liderë në shumë fusha në të ardhmen. Kështu që besoj në potencialin e Afrikës e veçanërisht besoj në përfitimin për Sërbinë nga të qenit një nga pikat e hyrjes ekonomike, politike dhe të tjera mes Afrikës dhe Europës", tha ai.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është diçka që, sipas Gjuriqit, Sërbia patjetër duhet t’a ketë parasysh.
"Shtetet afrikane, veçanërisht ato sikurse Gana, janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit në një rajon të ndjeshëm, shmangin të jenë tërheqëse në ekuilibrin e fuqisë mes fuqive të mëdha. Kur blini armë për nevojat e mbrojtjes së vendit tuaj kundër fuqive të mëdha, kjo vjen me çmim të caktuar. Dhe kur arsenalin tuaj e mbushni duke bashkëpunuar me vende të barabarta mike, sikurse është Sërbia, kjo u jep shansin të udhëhiqni politikë të pavarur dhe të mëvetësuar dhe këtu egziston shkallë e lartë besimi dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë, ndaj ne dëshirojmë njëkohësisht respektimin e të drejtës ndërkombëtare, dëshirojmë barazi sovrane mes shteteve dhe ky është shans për industrinë tonë ushtarake dhe mbrojtëse për të tregtuar produktet e saj tek ato shtete sikurse Gana, që qëndrojnë kundër terrorizmit, kundër ekstremizmit, kundër ideologjive radikale fetare dhe që në fakt përfaqësojnë disa nga vendet më të qëndrueshme në këtë kontinent", konkludoi ai.
0 komentet