Gjuriq: Ganën e shikojmë si aleate, së bashku zotohemi për vlerat e Kartës së KB

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq është shprehur sot në Akra se Sërbia e shikon Ganën si aleat kryesor rajonal pasi të dy vendet zotohen për vlerat e Kartës së KB dhe rendit ndërkombëtar bazuar tek rregullat dhe respektimi i sovranitetit të barabartë mes popujve drejt zhvillimit ekonomik. 

“Sërbia i është mirënjohëse autoriteteve të Ganës dhe qytetarëve të saj për mbështetjen e vazhdueshme të integritetit dhe sovranitetit tonë territorial” ka thënë Gjuriq duke theksuar se Sërbia punon aktivisht në ruajtjen e stabilitetit në rajon se udhëheq politikë të pavarur me fokus ekonominë. 

Ai u shpreh se ky vit është i rëndësishëm për botën. 

“Kremtojmë 80 vjetorin e Kartës së KB e cila u miratua që të mos përsëritet e kaluara e frikshme. Fatkeqësisht bota është larguar nga ky vizion. Ndaj është gjithnjë e më e rëndësishme që të merremi rreth parimeve që janë miratuar para tetë dekadash” ka thënë Gjuriq. 

Ky i fundit theksoi se nuk ka frikë të thotë se Sërbia është pro paqes në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe në zona të tjera të Afrikës. 

“Sërbia zotohet për respektimin e parimeve dhe Kartës së KB. Në periudhën kur vendet e vogla dhe të mesme janë të ekspozuara me presione për të mbajtur njërën anë, ne refuzojmë të pranojmë braktisjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare publike. E drejta ndërkombëtare është mbrojtësi dhe garancia e vetme që vendet tona nuk do të pësojnë të njëjtin fat si disa nga vendet në vorbullën aktuale. Besojmë tek roli i KB, ndonëse këtë nuk e bëjnë të gjithë. Mbështesim reformat e KB në mënyrë që Afrika të ketë zë më të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit dhe në organe të tjera të organizatës botërore", tha ai.

Gjuriq tha se Ballkani Perëndimor është rajon që në tri dekadat e fundit, ka kaluar shumë gjëra por që tani mund të shndërrohet shpejt në lider zhvillimi në Europë.

Gjuriq në konferencën e përbashkët për gazetarët me ministrin e punëve të jashtme të Ganës, Samuel Okudzhet Ablakva, tha se firmat sërbe dhe të tjera nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë potencial të lidhen me kompanitë në Ganë dhe ekonominë e këtij vendi.

"Ganën e shikojmë si aleat dhe partner kyç rajonal, të rrënjosur thellë në miqësinë historike, por të orientuar drejt bashkëpunimit modern të ardhshëm. Ndaj zhvilluam bisedime kaq të mira rreth bashkëpunimit ekonomik", theksoi Gjuriq. Ky i fundit tha se themelet e marrëdhënieve Sërbi-Ganë, u vendosën nga Josip Broz Tito dhe Kvame Nkruma dhe se këto marrëdhënie vazhdojnë të zhvillohen përmes vizionit të guximshëm të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe presidentit Mahama.

“Gana dhe Sërbia qëndrojnë së bashku si kombe që zotohen për vlerat e Kartës së KB që mbështesin vlerat universale të paqes, rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla dhe respekt për barazinë sovrane mes popujve, orientim paqësor drejt zhvillimit ekonomik”, tha Gjuriq.

Ky i fundit u shpreh se me ministrin e punëve të jashtme të Ganës bisedoi rreth hapave të guximshëm që qeveria e Ganës ka ndërmarrë për të përmirësuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

"Besoj se si Sërbia ashtu edhe Gana janë vende të së ardhmes. Vij nga vendi që dyfishoi PBB e vet kombëtare pas zbatimit të masave shumë të ashpra shtrënguese dhe ekonomike dhe që arriti të ulë shkallën e papunësisë nga pothuajse 20% në 7% dhe njëkohësisht të ulë borxhin e vet të jashtëm nga 79% e PBB në më pak se 50% të PBB", tha shefi i diplomacisë sërbe.

Ky i fundit shtoi se ishte inspiruar nga ajo çka dëgjoi rreth ideve për të rritur aktivitetet e qeverisë dhe agjencive të ndryshme dhe faktorëve ekonomikë në një modalitet operimi 24-orësh, sepse sikurse tha, besonte se kjo mund të rriste ritmin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Ai vuri në dukje se për shkak të plakjes së popullsisë, egziston nevoja për shkëmbim dhe ndërtim urash mes popujve.

Gjuriq njoftoi zgjerimin e sistemit të bursave, se këtë vit do të vendosen edhe 30 bursa të tjera.

Ai shprehu dëshirën e tij se Sërbia të jetë porta e Ganës për në Europë.
Theksoi se gjatë vizitës së tij në Ganë, do të takohet me ministrat që merren me bujqësinë, sportin dhe mbrojtjen.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ganës, Samuel Okuxheto Ablakva tha se vizita e Gjuriqit çel kapitull të ri në partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.

“Në bisedime konstatuam marrëdhënie të gjata që kanë dy vendet tona, të cilat datojnë qysh nga koha e ish-RSFJ dhe se ato ishin themelueset e Lëvizjes së të Paangazhuarve. Ky partneritet çoi deri në ndërtimin e qendrës së konferencave nën ekspertizën sërbe. Kjo qendër u bë habitat për samitet kontinentale, por dhe simbolizon atë që mund të arrihet përmes bashkëpunimit”, tha ai.

Ai theksoi se është shprehur dëshira që bashkëpunimi të zgjerohet si në nivelin dypalësh ashtu dhe në atë shumëpalësh.

Shefi i diplomacisë së Ganës tha se egziston potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht duke përdorur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Afrikë. 

"Në nivelin shumëpalësh, nënvizuan besimin tonë tek Karta e KB. Do të mbetemi të paangazhuar, vende që promovojnë paqen, që ofrojnë ushtarë për misionet paqeruajtëse", theksoi Okuxheto Ablakva.
Ky i fundit tha se u diskutua dhe rreth bashkëpunimit ushtarak me qëllim pajisjen e forcave ushtarake të Ganës për luftë të mirë kundër terrorizmit.
Ai foli edhe për sportin, duke thënë se futbolli në Ganë pati sukses kur kishte trajnerë sërbë.