Gjuriq: Kosova për sërbët është përgjigja e pyetjes se kush jemi ne, bërthama e shtetit sërb

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Kosova për sërbët nuk është vetëm 13% e territorit, por përgjigja e pyetjes se kush jemi ne si popull, sepse Kosova është qendra dhe bërthama e shtetit aktual sërb, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në një intervistë për të përjavshmen franceze “Valer Aktuel”.

Gjuriq kujtoi se manastiret e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë janë nën mbrojtjen e UNESKO dhe se në mesjetë sundimtarët sërbë kishin zakon që fundin e jetës t’a kalonin tek to.

Shumë prej tyre, shton ai, u shpallën shenjtorë dhe eshtrat e tyre gjenden në manastire në Kosovë.

Ky është rasti, theksoi ai, me mbretëreshën e Sërbisë Jelena Anzhujska e cila nisi raportet mes popullit të Sërbisë dhe Francës në shekullin XIII.

I pyetur për këtë lidhje të dobët, Gjuriq tha se fatkeqësisht Patriarku i Kishës Ortodokse Sërbe po përballet me ndalimin e hyrjes në selinë e tij në Kishën e Pejës.

"A është normale që në Europë, në shekullin e XXI t’i mohohet e drejta kreut të njërës prej feve kryesore për të vizituar atë manastir? Për më tepër, në territorin në të cilën ndodhen mijëra përfaqësues ndërkombëtarë? I tillë realitet nuk është i bukur. Tentojnë ta fshehin, sepse ajo dëshmon rreth karakterit të vërtetë të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe të Europës e cila nuk merr përgjegjësitë e veta politike”, ka thënë ministri Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se sërbët mbeten më të cenuarit në 10 nga 38 komunat e Kosovës dhe këtë pas dekadash represioni, dëbimesh dhe krimesh.

Pyetjes se përse Sërbia vendosi që të jetë neutrale në këtë konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, Gjuriq tha se ishte krenar që është përfaqësues i një vendi që gjithmonë ka pasur qasje të kujdesshme ndaj zhvillimeve në botë.

Theksoi se Sërbia është kundër konflikteve që mund t’a fusin mbarë Europën në luftë.

"Dy muaj më parë, elita politike e Europës, tentoi të na bindë se qasja jonë ishte handikap në botë. Presidenti ynë u vendos në taborrin e armiqve të Europës dhe përparimit. Tashmë disa vende që kritikuan Sërbinë janë hapur ose në margjina të tubimeve ndërkombëtare duke kërkuar kontakte me dëshirën për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë", theksoi Gjuriq.

Ky, shton ai, është një nga përfitimet e politikës së rezistencës ndaj presionit dhe mbajtjes së kursit të vet.

Pyetjes se cilat vende janë këto dhe nëse është Franca në mesin e tyre, ai tha se do të ishte ministri i jashtëm më i keq nëse do të përgjigjej për këtë.

"Përsa i përket Francës, ajo ka kanalet e veta. Lidhjet mes presidentëve Vuçiq dhe Makron u kanë mundësuar vendeve tona të diskutojnë çështje të ndërlikuara pavarësisht qëndrimeve të kundërta. Më vjen mirë që këta dy liderë arritën të krijojnë lidhje të veçanta historike mes dy vendeve" nënvizoi shefi i diplomacisë sërbe.

Gjuriq kujtoi se Sërbia është i vetmi vend europian që ka marrëveshje të tregtisë së lirë me BE dhe Euroazinë dhe se po punon për zgjerimin e tyre.

Lëshimi i ideologjive në politikën ekonomike, thotë ai, i mundësoi Sërbisë të sigurojë energji nga të dy palët.

Duke folur rreth investimeve, tha se Sërbia tërhoqi një numër të madh të kompanive perëndimore, si amerikane ashtu edhe nga lindja, veçanërisht nga sektori i IT.

Shumë vendosin të ruajnë të dhënat e tyre të informacionit në Sërbi.

I pyetur se Sërbia akuzohet se përfaqëson interesat e Kinës në Europë, Gjuriq tha se në maj të vitit të kaluar presidenti kinez bëri vizitë strategjike në Beograd.

"Me atë rast, nënshkruam marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe tashmë po shënojmë rritje në eksportet tona. Do të doja të specifikoj se pjesa e borxhit ndaj Kinës në borxhin kombëtar të Sërbisë, është më pak se 4% çka është më pak se niveli në shumicën e vendeve europiane. Vizita e presidentit Si Gjinping pati dhe karakter mjaft simbolik-ajo përkoi me 25 vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Sërbi" spegoi ministri.

Pyetjes nëse amerikanët thanë se këtu bëhet fjalë për "gabim teknik", u përgjigj se Pekini e tha qartë se nuk do të lejonte më kurrë që diçka e tillë të ndodhte në Sërbi.

"Ky është mesazh kyç lidhur dhe për çështjen e përhershme të integritetit territorial në Kosovë. Rreth kësaj çështjeje, Kina mbron Sërbinë në Këshillin e Sigurimit të KB" theksoi Gjuriq.

I pyetur se ku ndodhet procesi i anëtarësimit në BE, shefi i diplomacisë sërbe kujtoi se procesi nisi në vitin 2000 dhe se sërbët nuk mund të akuzohen se kanë zhvilluar njëfarë doze kepticizmi.

"Mendoj se Europa do të përfitonte nga anëtarësimi i një vendi që ka një rritje të shëndetshme ekonomike, që gjeneron 64% të tregtisë së jashtme me 27 vendet e BE dhe ndjek politikë të jashtme të moderuar dhe të pavarur. Por ndoshta është pikërisht kjo karakteristikë e fundit që po i shtyn disa kryeqytete të ngadalësojnë integrimin tonë...", theksoi Gjuriq.

Pyetjes nëse Sërbia humbi lirinë duke i’u bashkuar klubit të Brukselit, Gjuriq tha se kjo çështje ngelet e hapur.

"Sidoqoftë, mirë është për ne të ulemi në tryezën ku vendoset e ardhmja jonë dhe e popujve europianë. Kredibiliteti i BE në rajon varet nga ajo nëse do të pranojë anëtarë të rinj bazuar në kritere meritokratike apo ideologjike dhe gjeopolitike. Për 25 vjet na siguruan se anëtarësimi meritokratik, administrativo-burokratik është i vetmi mekanizëm i përcaktuar në bazë të së cilës konfirmohet anëtarësimi", ka thënë ministri Gjuriq.