Gjuriq me Hanrahan: Mbrojtja e trashëgimisë kristiane në K&M e rëndësisë thelbësore për Sërbinë

Marko Đurić i Brendan Hanrahan
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në fund të vizitës në Uashington është takuar me ndihmëssekretarin e shtetit të SHBA Brendan Hanrahan me të cilin ka biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe projektet konkrete në fushën e energjitikës.

Gjuriq, duke folur rreth pozitës së sërbëve në Kosovë, vuri në dukje se për Sërbinë “mbrojtja e trashëgimisë kristiane në K&M është çështje e rëndësisë thelbësore”.

Ministri tha se rëndësia e dialogut të vazhdueshëm dhe të çelët me zyrtarët e SHBA, ndërton besim dhe kontribuon në mirëkuptim të interesave të përbashkëta në kohë sfidash komplekse globale, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Në takim është folur dhe rreth projekteve konkrete realizimi i të cilave pritet këtë vit ku përfshin plane për aktivitete të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit kulturor.

Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e opinioneve rreth temave rajonale dhe konfirmimin e përkushtimit të Sërbisë tek paqja dhe stabiliteti.

Sërbia në periudhën e mëparshme, tregoi se mbetet faktor stabiliteti, ndërsa Gjuriq dhe Hanrahan biseduan dhe për propozimeve konkrete për lidhje më të mirë të rajonit ballkanik dhe rolit potencial të SHBA në këtë proçes.