Gjuriq: Sërbia dhe SHBA partnerë në ruajtjen e stabilitetit, thëniet për njohjen e Kosovës janë trillime

Đurić u Vašingtonu
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka hedhur poshtë sot thëniet se është thirrur në Uashington pasi sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio do t’a njihte me marrëveshjen e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se fjala është për trillim fund e krye.

Gjuriq, pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan për Europën, Brendan Hanrahan, tha se SHBA dhe Sërbia do të jenë partnerë të fortë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe mbrojtjen e pozitës së popullit sërb aty ku cënohet.
"Nëse nuk do të ishte e trishtueshme, do të ishte qesharake. Është me të vërtetë e pabesueshme që këtë e thotë dikush që në një periudhë përfaqësonte vendin tonë këtu, Nebojsha Vujoviq dhe kur ai ishte i ngarkuar me punë në Uashington, u shkua deri në bombardimin e vendit tonë dhe marrëdhëniet ishin në nivelin më të ulët të mundshëm. Këto janë tërësisht trillime, por kjo flet dhe sesa e suksesshme dhe e mirë ishte kjo vizitë, sapo egziston nevoja për të sulmuar nga të gjitha anët dhe sapo të jetë e qartë se ka pasur takim me Rubion, me njerëz kyç në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin e Shtetit", u tha Gjuriq gazetarëve në Uashington.
Theksoi se Sërbia çmohet në Departamentin e Shtetit, se qëndrimet e saj merren parasysh dhe se egziston zgjidhshmëri dhe vendosmëri për të zhvilluar bashkëpunimin, si dhe respekt ndaj popullin sërb.
“A kanë qenë përherë qëndrimet tona identike në tre dekadat e fundit? Jo. Por, fakti është se kemi mundësinë t’i ngremë marrëdhëniet me administratën e Donald Tramp në nivelin e dialogut strategjik. Si ministër i punëve të jashtme me mandatin e presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Sërbisë, do të punoj për të forcuar pozitën sërbe këtu. Ky është patriotizëm dhe jo gënjeshtra e trillime se gjoja këtu punohet në kurriz të popullit sërb në K&M”, vuri në dukje Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se, si drejtor i Zyrës për K&M, kaloi tetë vjet e gjysmë “duke ngrënë bukë me sërbët në Kosovë e Metohi dhe duke luftuar me ta, duke e futur kokën aty ku disa nuk fusin as këmbën”.
“Dhe tashmë disa do të më japin leksione. Biseduam për K&M, por nga këndi i kundërt nga ai që aludojnë disa keqbërës”, ishte i qartë ministri.
Ky i fundit vuri në dukje se, duke pasur parasysh se grupi i arrestuar së fundmi dyshohej se planifikonte të vriste presidentin e Sërbisë, kjo duhet të jetë më shumë se shqetësuese, jo vetëm përmes prizmit të sigurisë së tij personale, sepse kjo do të thotë edhe kërcënim për vendin dhe se njerëzit duhet të mendojnë se kush, si dhe përse, me gënjeshtra, propagandë dhe urrejtje, krijon ambjent në të cilin gjëra të tilla bëhen normale dhe të mundshme.
"Kështu jeni me Vujoviqin. Dhe njëqind të ngjashëm do të fabrikonin komplote për një lloj njohjeje të Kosovës. Ky është turp. Ne do të vazhdojmë luftën. Dimë se në çfarë besojmë, po luftojmë për popullin sërb dhe 2026 do të jetë vit me rezultate të mira për Sërbinë-në ekonomi, në politikën e jashtme. Vit i vështirë është për ne, por nuk ka rëndësi sa herë bie, sesa është e rëndësihme të ngrihesh. Dhe Sërbia do të jetë gjithnjë e më e fortë", tha Gjuriq. 

Duke shumuar vizitën e tij në Uashington, theksoi se Sërbia dhe SHBA do të jenë partnerë të fortë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe mbrojtjen e pozitës së popullit sërb aty ku ai cënohet.
"Me takimin në Departamentin e Shtetit, përmbyllim vizitën e jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas bisedës me Brendan Hanrahan, ndihmësin e Marko Rubios për Europën dhe Euroazinë, me të vërtetë mund të llogarisim në atë që në periudhën e mëpasshme Sërbia dhe SHBA do të jenë partnerë të fortë e të palëkundur në ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë, zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit dhe rajonit, si dhe në mbrojtjen e pozitës së popullit tonë në rajon, kudo ku cënohet", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Raportoi se u bisedua rreth pozitës së sërbëve në Kosovë, rreth asaj që të drejtat e tyre të ruhen, si dhe stabilitetin në rajon, Bosnjë-Hercegovinë dhe tema të tjera që lidhen me ndikimin e disa aktorëve të tjerë rajonalë.
“U arrit shkallë e lartë mbivendosjeje në qëndrimet dhe mirëkuptimin e Sërbisë. Dhe presidenti Aleksandar Vuçiq këtu njihet si dikush që me punë lë vulë të mirë pozitive dhe kontribuon në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe përmirësimin e raporteve mes Sërbisë dhe SHBA”, tha Gjuriq.