Gjuriq me Li Ming: Sërbia dhe Kina respektojnë vazhdimisht Kartën e KB dhe forcimin e multilateralitetit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadorin e Kinës në Beograd Li Ming dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Pekinit në respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë duke theksuar se Sërbia respekton strikt politikën e një Kine dhe tërësisë territoriale të vendit.
Gjuriq theksoi se mes dy vendeve egziston nivel shumë i lartë i dakordësisë rreth çështjeve aktuale gjeopolitike, si dhe rreth qëndrimit se përparësia në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve i jepet mjeteve diplomatike, jo veprimeve të njëanshme dhe forcës ushtarake.
Shtoi se Sërbia dhe Kina dakordësohen për respektimin konsistent të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe forcimin e multilateralizmit, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq dhe Li Ming kanë biseduar rreth aspekteve më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, sfidave rajonale e gjeopolitike, bashkëpunimin në nivel multilateral dhe vëmendje e veçantë i’u kushtua çështjeve që lidhen me vizitën e parë zyrtare të presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq në Kinë.
U konstatua nga të dy palët se miqësia personale dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes presidentit Vuçiq dhe Si Gjinping, kontribuojnë në përmirësimin si të bashkëpunimit dypalësh ashtu edhe të realizimit të projekteve kapitale në fushat e infrastrukturës, ndërtimit dhe energjisë në Sërbi, si dhe realizimin e projekteve me rëndësi të gjerë.
"Jam i bindur se kjo vizitë në nivelin më të lartë shtetëror do të ketë domethënie historike për vendin tonë dhe do të japë impuls dhe kontribut të fortë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të jashtëzakonshme strategjike dhe bashkëpunimit edhe më të ngushtë dhe më të frytshëm mes Sërbisë dhe Kinës në një numër të madh fushash", vlerësoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe vuri në dukje bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara, duke shprehur kënaqësinë e tij që së shpejti do të ketë mundësinë të takohet sërish në Nju Jork me ministrin e punëve të jashtme të Kinës Vang Jiem.
Gjuriq gjithashtu theksoi se Sërbia i kushton rëndësi të madhe aktiviteteve që promovojnë ndërtimin e Bashkësisë së Sërbisë dhe Kinës me të ardhme të përbashkët në epokën e re, si dhe aktiviteteve për të përmirësuar bashkarisht zbatimin e katër iniciativave globale-rreth zhvillimit, sigurinë, qytetërimin dhe qeverisjen globale.









0 komentet