Vuçiq me Alievin: Azerbajxhani mbështet vazhdimisht integritetin territorial të Sërbisë

alijev vučić
Burim: Predsedništvo Republike Azerbejdžan

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar në Baku me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme parimore të këtij vendi për integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë.

Vuçiq në takim me Alievin nisi vizitën dy ditore zyrtare në Azerbajxhan.

Presidenti i Sërbisë tha se në bisedë edhe një herë u konfirmua raporti i ngushtë i dy vendeve që kanë ndërtuar prej vitesh.

“Falenderova presidentin Aliev, mikun e madh të Sërbisë, për mbështetjen parimore e të vazhdueshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tonë, si dhe në lidhje me respektimin e plotë dhe mirëkuptimin që Azerbajxhani ka treguar ndaj Sërbisë” ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai shtoi se u bisedua për përmirësimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Sërbisë dhe Azerbajxhanit, veçanërisht në fushën e energjitikës, infrastrukturës dhe investimeve, si dhe për projektet me rendësi për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e sigurtë të qytetarëve.

“Theksuam veçanërisht domethënien e investimeve në zhvillimin e turizmit të llixhave, ndërtimin e kapaciteteve të reja energjitike, përfshirë termocentral me gaz. Mbetemi të përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Azerbajxhanin, duke u mbështetur tek miqësia e fortë, interesat e përbashkëta dhe vizion i qartë bashkëpunimi afatgjatë që kontribuon tek stabiliteti dhe zhvillimi i dy vendeve” ka thënë Vuçiq.