Gjuriq me Orban: Mbështetje e vazhdueshme e Hungarisë për integrimin europian të Sërbisë

Marko Đurić i Anita Orban
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot ka biseduar në Romë me shefen e diplomacisë hungareze Anita Orban rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, për procesin e integrimit europian, si dhe rreth mundësive aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Gjuriq tha se pret që Sërbia dhe Hungaria në periudhën pasuese të vazhdojnë të nxisin marrëdhënie jashtëzakonisht të mira fqinjësore ku kanë arritur nivelin më të lartë në historinë moderne.

Ministri shprehu besimin se pas takimit të sotëm, do të pasohet me kontakte dhe takime të reja mes zyrtarëve të të dy shteteve, përfshirë dhe takime në nivelin më të lartë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Gjuriq theksoi se Sërbia çmon shumë mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë dhe konfirmoi se rruga europiane është angazhimi strategjik i vendit.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan se komuniteti sërb në Hungari dhe pakica kombëtare hungareze në Sërbi përfaqësojnë urë të fortë që lidh dy vendet dhe nxitje e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Kur është fjala për bashkëpunimin ekonomik, Gjuriq vlerësoi se ai bazohet në rritjen e vazhdueshme të tregtisë së mallrave dhe tregtisë së shërbimeve, vëllimin në rritje të investimeve hungareze në Sërbi, si dhe realizimin me sukses të projekteve të përbashkëta të infrastrukturës dhe energjisë me domethënie dypalëshe e rajonale. 

Shprehu kënaqësinë që Hungaria konfirmoi pjesëmarrjen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Specializuar Ekspo 2027, duke vlerësuar se me trashëgiminë e vet të pasur kulturore dhe potencialin krijues, do të kontribuojë ndjeshëm në kualitetin dhe diversitetin e asaj ekspozite botërore.

Lajmin për takimin e ndau edhe Anita Orban në rrjetin social "X", duke bërë të ditur se për të ishte kënaqësi që u takua në Romë për herë të parë me ministrin e Punëve të Jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq.

"Biseduam për komunitetin hungarez në Vojvodinë dhe komunitetin sërb në Hungari, mbështetjen e Hungarisë për çeljen e Kapitullit 3 në negociatat e Sërbisë me BE, si dhe për hapat konkrete për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjitikës mes veriut dhe jugut", shkroi Orban.

Kjo e fundit shtoi se pret me padurim bashkëpunimin e ardhshëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ngushtë në luftën kundër migracionit të paligjshëm.