Gjuriq me shefin e diplomacisë së Bahreinit: Vetëm përmes diplomacisë shkohet deri në stabilitetin e Lindjes së Mesme 

đurić bahrein
Burim: Marko Đurić/X

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq theksoi sot në bisedë me ministrin e punëve të jashtme të Bahreinit Abdulatif bin Rashid Al Zajani se Sërbia dënon ashpërsisht sulmin e Iranit ndaj kêtij vendi dhe nënvizoi se stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë.

Gjuriq në bisedën telefonike me Al Zajanin, tha se Sërbia solidarizohet me Bahreinin në momentin kur sovraniteti dhe integriteti territorial i këtij vendi kërcënohet.

"Jemi plotësisht në solidaritet të plotë me Bahreinin në këtë moment të vështirë ndërsa sovraniteti dhe integriteti territorial i tij është  nën kërcënim serioz. Sërbia dënon ashpërsisht sulmet që ka ndërmarrë Irani në Mbretërinë e Bahreinit“, shprehet Gjuriq në rrjetin social "X“.

Ministri shtoi se stabiliteti i përhershëm në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë.

"Besojmë plotësisisht se stabiliteti i përhershëm në rajon mund të arrihet vetêm me rrugê diplomatike  dhe shpresojmë tek de-eskalimi i shpejtë i konfliktit në afatin më të shkurtër kohor" ka thënë Gjuriq.