Gjuriq me sheikun El-Sabah: Sërbia dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit
Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq i përcolli sot homologut të tij kuvajtian, Sheik Xharad Xhaber El-Ahmad El-Sabah, se Sërbia dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe se vazhdimisht i përmbahet normave ndërkombëtare.
Gjuriq dhe El-Sabah biseduan në telefon rreth situatës aktuale në Kuvajt.
“I përcolla dënim të fortë të sulmeve iraniane, duke pranuar rolin e gjatë të Kuvajtit si ndërmjetës konstruktiv në rajonin e Gjirit”, shkroi Gjuriq në Instagram.
Ministri theksoi se Sërbia vazhdimisht i përmbahet normave ndërkombëtare dhe beson se siguria e përhershme në Lindjen e Mesme është çështje me rëndësi globale.
“Diskutuam dhe rreth marrëdhënieve më të gjera mes vendeve tona. Pas më shumë se 60 vjet miqësie mbetemi të përqendruar në përmirësimin e dialogut politik në nivelin më të lartë dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat ku interesat tona kryqëzohen”, shtoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe më herët sot ka biseduar dhe me ministrin e punëve të jashtme të Bahreinit Abdulatif bin Rashid Al Zajani si dhe me kolegun qipriot Konstantinos Kombos.
0 komentet