Gjuriq në Antalia: Nuk ka rrugë tjetër për sukses të rajonit veçse përmes bashkëpunimit

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha sot se qëllimi i pjesmarrjes së Sërbisë në Forumin Diplomatik të Antalias është që të përfaqësojë këtë rajon në shkëlqim të plotë si rajoni i mundësive, bashkëpunimit dhe suksesit në epokën në të cilën shënohen kriza të ndryshme në Europë dhe botë.

Gjuriq i cili është pjesë e delegacionit që në forumin e Antalias kryesohet nga kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut, tha se përmes Iniciativës së Paqes në Ballkan, e cila do të mbahet nesër në Turqi, bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit dhe mjedisit tjetër në rajon nga ai që egzistonte në dekadat e mëparshme.

"Kjo nuk do të jetë e lehtë, duke marrë parasysh problemet që kemi, të cilat janë të trashëguara, të natyrës politike dhe këto janë marrëdhëniet ndëretnike, tensionet e ndryshme politike. Por, nuk ka rrugë tjetër drejt suksesit për rajonin tonë, veçse çeljes, krijimit të parakushteve për rrjedhën e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Dhe kjo është ajo çka është për Sërbinë përmes vizionit të presidentit Aleksandar Vuçiq që në 10 vitet e fundit e bëri vendin që u ringrit në ekonomi-e cila u rrit 2.5 herë, por gjithashtu u rimëkëmb dhe si faktor dhe faktor stabiliteti dhe si vend i hapur për dialog dhe bashkëpunim", tha Gjuriq. 

Mesazhi që përcillet nga Antalia, thotë ai, është i njëjti që disa ditë më parë përcolli në disa adresa dhe meridianë në Kombet e Bashkuara-që Sërbia është pjesë e zgjidhjes dhe jo problemi në Ballkan.

Vuri në dukje një sërë takimesh dypalëshe gjatë qëndrimit të tij në Antalia, mes të cilave ajo me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviq duke shtuar se së bashku me kryeministrin Macut, pret takim me përfaqësuesit e Libisë, ministri i Punëve të Jashtme i së cilës vizitoi së fundmi Beogradin dhe me përfaqësuesit e Kirgistanit.

"Do të kem më pas takim mjaft të rëndësishëm me ministrin e ri të punëve të jashtme të Shqipërisë, pikërisht për të ndërtuar ato ura të reja, përherë të fokusuara në interesin sërb", tha Gjuriq duke shtuar se atë e prisnin dhe takime me miqtë nga Afrika.

"Nga minuti në minut, ajo çka bëjmë këtu është promovimi i Sërbisë, lufta për interesat sërbe", nënvizoi ministri.

Mesazhi i Sërbisë, theksoi ai, është i thjeshtë, i sinqertë dhe në thelb ndoshta më kuptimploti që mund të përcillet-se është pjesë e zgjidhjes në kushtet kur shumë të tjerë në shumë meridianë krijojnë probleme.
Kjo, qartësoi ai, në praktikë nënkupton angazhim të palëkundur ndaj stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal, orientim drejt së ardhmes nën mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare dhe mbi të gjitha, dorë të shtrirë.

Ai tha se me të mbërritur në Antalia, është takuar me ministrin turk të ekonomisë, Mehmet Haxhir dhe se fokusi i bisedës së tyre ishte zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes Sërbisë dhe Turqisë të cilat do të jenë fokusi i përgatitjeve për disa vizita të ardhshme të nivelit të lartë.

Kujtoi se gjatë vizitës së fundit të presidentit Vuçiq në Turqi, Rexhep Taip Erdogan njoftoi se do të vizitojë Sërbinë në muajt e ardhshëm dhe qëllimi është të përgatiten rezultatet konkrete ekonomike të asaj vizite, të cilat do të jenë në dobi të të dy shoqërive.

Gjuriq tha se Sërbia përherë në çështjet globale mbështetet tek parimet, Kartën e KB dhe tek e drejta ndërkombëtare. 

“Kjo është mbrojtja më e mirë për shtete si Sërbia. Kjo për ne është ligj. Për ne, Karta e KB nuk është opsionale, por ligj. Ashtu sikurse respektojmë integritetin tonë territorial, ashtu dhe respektojmë integritetin territorial të të gjithë aktorëve të tjerë në botë dhe ndërtojmë koalicion vendesh që mendojnë në mënyrë të ngjashme”, konkludoi Gjuriq.