Gjuriq për samitin në Uashington: Folëm për dhunën politike ndaj sërbëve në rajon
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq i cili ndodhet në Uashington, deklaroi se sot u mbajt samiti historik kundër dhunës politike dhe se Sërbia është pjesëmarrëse e këtij tubimi. Sërbia, sikurse tha, dënon fort sulmet terroriste frikacake ndaj jetës së presidentit të SHBA Donald Tramp dhe tentativat për vrasje që ndodhën vitin e kaluar.
“Sapo është mbajtur fjalimi i sekretarit të Shtetit të SHBA Marko Rubio ku u ndoq nga një sërë fjalimesh nga zyrtarë të administratës Tramp. Sërbia asiston me krenari në këtë samit sepse ne kemi se çfarë themi kur është fjala për luftën kundër dhunës politike. Sërbia dënon fuqishëm sulmet terroriste frikacake ndaj jetës së presidentit Trëmp dhe tentativat për vrasje që ndodhën vitin e kaluar. Dënojmë fuqishëm vrasjen e Çarli Kirkut. Mund të them se këtu folëm dhe për dhunën politike ndaj sërbëve në rajon vetëm sepse janë sërbë, sepse janë kristianë, ndaj shkollave, kishave dhe institucioneve të tyre. Kjo dhunë nuk është naive, por e paraplanifikuar”, tha Gjuriq.
Ky i fundit bëri me dije se do të flitet dhe për dhunën politike që ndodhi në Sërbi vitin e kaluar.
“Do të flasim me respekt për kundërshtarët tanë politikë. Veprimet e organizatave sikurse janë Antifa, siç janë 'grushtat e përgjakshme', të cilat sulmojnë Parlamentin, Kuvendin e Sërbisë dhe institucionet publike, shkaktojnë dhunë dhe trazira në rrugë, është dhunë politike e cila, sipas vlerësimit dhe kualifikimit të autoriteteve gjyqësore, ndonjëherë i kalon kufijtë e terrorizmit. Kështu që sot, kjo konferencë ka për synim të krijojë dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Organizatorët dhe financuesit e kësaj dhune politike duhet të identifikohen dhe të sanksionohen. Sërbia është ndër vendet që asistojnë në të dhe kanë çfarë të thonë rreth kësaj teme”, tha Gjuriq.
0 komentet