Gjuriq: Sërbia do të udhëheqë politikë të jashtme liridashëse, kombëtare dhe të përgjegjshme me dorën e ofruar të bashkëpunimit
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë sot është bërë kalimi i detyrës mes ministrit në largim Ivica Daçiq dhe shefit të ri të diplomacisë sërbe Marko Gjuriq, i cili theksoi se shteti i Sërbisë do të vazhdojë me politikën e kontinuitetit kur është fjala për politikat e jashtme.
“Sërbia në periudhën pasuese do të udhëheqë politikë të jashtme të përgjegjshme liridashëse e kombëtare duke ofruar dorën e bashkëpunimit. Ne jemi në bërjen e biznesit të miqësisë, forcimit të lidhjeve dhe përmirësimit të imazhit të Sërbisë në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gjuriq.
Sipas fjalëve të tij, ministri Daçiq vitet që kaluan ka luftuar me guxim dhe vendosmëri për interesat e Sërbisë si pjesë e ekipit të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
“Do të punojmë harmonikisht dhe të bashkuar, pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë miqësor dhe profesional dhe përmes ministrive që drejtojmë dhe së bashku me kryeministrin Millosh Vuçeviq dhe presidentin Vuçiq do të përpiqemi të veprojmë përputhmërisht me përkushtim, zell dhe në interes të të gjithë qytetarëve” tha Gjuriq.
Ministri Daçiq, i cili do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të Sërbisë, i ka uruar shefit të ri të diplomacisë sërbe suksese dhe lumturi në punën e tij, që ne si shtet dhe popull t'i kalojmë me sukses vështirësitë që jemi duke u përballur.
“Ministri i ri Marko Gjuriq dhe unë prej shumë vitesh me në krye presidentin Vuçiq jemi pjesë e ekipit qysh prej vitit 2012. Në vazhdimësi është marrë me çështjet më të vështira e më të rëndësishme shtetërore e kombëtare. Më vjen mirë që kjo është në një farë mënyre shprehje e vazhdimësisë shtetërore dhe politike kur është fjala rreth qëndrimeve dhe konceptimin e politikës sonë të jashtme” ka thënë Daçiq.
Ky i fundit tha se qëllimi i përbashkët i ministrive të punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme do të jetë mbrojtja e interesave shtetërore e kombëtare dhe në këtë kuptim shefi i ri i diplomacisë sërbe ka mbështetjen e tij të plotë.



komentet