Gjuriq: Sërbia gëzon mbështetje të fortë e konkrete të Kinës në KB për çështjen e K&M
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot në Nju Jork me kolegun kinez Vang Ji dhe pas takimit u shpreh se Sërbia gëzon mbështetje të përditshme konkrete të plotë parimore e të fortë të Kinës në Kombet e Bashkuara.
“Pjesa më e madhe e bisedës lidhej me mbështetjen reciproke në organizmat ndërkombëtar. Sërbia gëzon mbështetje të përditshme parimore dhe konkrete nga Kina në Kombet e Bashkuara kur është fjala për Kosovën e Metohinë, integritetin territorial dhe sovranitetin”, tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se në fokus të bisedës ka qenë dhe forcimi i bashkëpunimit mes diplomacisë kineze e sërbe në kontekstin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve që janë nënshkruar gjatë vizitës historike të presidentit Aleksandar Vuçiq në Kinë.
“Janë 35 dokumente-dy deklarata të përbashkëta, 23 marrëveshje ndërshtetërore dhe 10 dokumente bashkëpunimi në fushat e medias dhe zbatimin e tyre në cilëndo subjekt të bisedës sonë“, transmeton Gjuriq.
Ministri tha se palës kineze i shprehu mirënjohje për pjesmarrjen e tij në seancën tematike zhvilluar dje në Këshillin e Sigurimit të KB që i’u përkushtua rolit të Kombeve të Bashkuara, Kartës së KB dhe të drejtës ndërkombëtare.
“Delegacioni kinez vlerësoi për kontribut domethënës diplomacinë sërbe, pra faktin që Sërbia i qëndron fort dhe vazhdimisht parimeve të moscënimit të kufijve, respektimit të Kartës së KB, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe mospërzierjen në punët e brendshme të shteteve sovrane“, nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se pjesë e bisedës lidhej dhe me bashkëpunimin ekonomik që çel potencial për brezat e ardhshëm në Sërbi, si përmes Marrëveshjes së tregtisë së lirë-ku Sërbia është e vetmja në Europë që ka me Kinën, ashtu dhe përmes ndërtimit të infrastrukturës.
Temë e bisedës ka qenë dhe bashkëpunimi politik mes dy vendeve, ka thënë Gjuriq dhe nënvizoi se ministri Vang Ji shprehu respekt për miqësinë e shprehur nga ana e popullit dhe Qeverisë së Sërbisë, por veçanërisht për përpjekjet e presidentit Vuçiq ku si figurë qëndrore politike në Sërbi, dha kontribut të vyer në atë që Sërbia të bëhet partnere strategjike e Kinës në këtë pjesë të Europës dhe realizimin e rezultateve ekopnomike fenomenale vitet e mëparshme.
“Ishte ky diskutim gjithëpërfshirës dhe i gjithanshëm, mjaft kompletues i asaj çka delegacioni ynë në Kinë arriti gjatë vizitës historike shtetërore të presidentit Vuçiq dhe vizitës së kryetarit të PPS (SNS) Millosh Vuçeviq. Ky ishte segmenti i tretë i javës së bashkëpunimit strategjik mes Sërbisë dhe Kinës” konkludoi Gjuriq.
0 komentet