Gogiq: Në Kosovë de fakto dy valuta, BE toleron përdorimin e euros pavarësisht marrëveshjes

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Synimi i Prishtinës të heqë dinarin në Kosovë, çeli dhe çështjen se ku e bazon Kosova përdorimin e euros si valutë, ndërsa politikologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se si Kosova dhe Mali i Zi janë dy hapësira në të cilat euro përdoret si valutë de fakto, pavarësisht marrëveshjes me Bankën Qëndrore Europiane.

 

“Në Kosovë de fakto paralelisht përdoren dy valuta-dinari dhe euro dhe për asnjë prej tyre nuk egziston bazë e qartë ligjore në kuptimin ligjor në të cilën kjo rregullohet. Kushtetuta e Kosovës thotë se në Kosovë egziston një valutë por jo se cila është ajo, ndërsa ligji rreth Bankës Qëndrore të Kosovës thotë se valuta do të caktohet me ligj dhe ky ligj kurrë nuk është miratuar” thotë Gogiq.

Ky i fundit thotë se çështja e përdorimin e valutës në Kosovë në mënyrën më përmbledhtase e sqaroi shefja e UNMIK Karolina Zijade gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të KB duke thënë se egzistojnë de fakto dy valuta dhe se kjo situatë ka qenë në 25 vitet e fundit.

Gogiq bën të ditur se Kosova për çështjen e përdorimit të euros në situata specifike pasi euro mund të përdoret vetëm tek anëtarët e BE dhe kjo pas përmbushjes së të gjitha kritereve konvergjente dhe të bëhen pastaj pjesë e eurozonës.

“Madje as të gjithë anëtarët e BE nuk mund t’a përdorin euron nëse nuk i plotësojnë të gjitha kriteret. Ata janë të detyruar të kalojnë në euro kur t’i plotësojnë. Shembulli më i mirë është Kroacia, e cila hyri në Eurozonë nëntë vjet pasi u bë anëtare e BE. Në disa situata të mëparshme, vendet që ishin drejt udhës për në BE-Kroacia, Bullgaria apo B&H, gjithashtu konsideruan që përmes mënyrës së njëanshme të vendosnin euron si valutën e tyre por BE i kërkëcoi me sanksione, pra la të kuptohet se procesi i ntegrimit europian do të pezullohej nëse futet euro para se të jenë gati për të. Kjo nuk ndodhi në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët përdorin euron njëanshmërisht dhe aty BE toleron përdorimin e saj. Këtu nuk bëhet fjalë për sasi të madhe parash që mund të prishë seriozisht stabilitetin monetar në Eurozonë, por mbi të gjitha bëhet fjalë rreth arsyeve politike që kishin lidhje me procesin e shpërbërjes së bashkimit shtetëror të Sërbisë dhe Malit të Zi dhe më vonë me deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës” spegon Gogiq.

Ky i fundit thotë se në marrëdhëniet mes BE dhe Kosovës, herët a vonë, çështja e euros do të bëhet problem nëse Kosova vazhdon të ecë drejt anëtarësimit në BE, sepse do të shkohet në situatën ku nisi me përdorimin e saj para se kjo të ishte e gatshme.

“Kjo është çështje ku të gjithë e shmangin dhe i mbyllin sytë, por problemi lindi se euro e cila hyri njëanshmërisht në përdorim në Kosovë, tashmë po përdoret si mënyrë për të keqtrajtuar një pakicë dhe të ushtrojë presion ndaj një pakice në Kosovë që përdor dinarin. Kjo tashmë është çështje për Bankën Qëndrore Europiane dhe BE-se si është e mundur që valuta e tyre të përdoret për këto qëllime? Gjithashtu nëse nuk ka qenë arsye para se të shtrohej pyetja nëse Kosova mund t’a përdorë euron, tani është realisht momenti, sepse vjen situata ku po përdoret si mënyrë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Kështu që tashmë çështja e dialogut në Bruksel nuk është mes Beogradit dhe Prishtinës sesi të zgjidhet teknikisht çështja e transfertave të pagesave, por mes Brukselit dhe Prishtinës, nëse euro mund të përdoret si mjet për të ushtruar presion ndaj një komuniteti etnik” thotë Gogiq.

Ky i fundit thotë se Rregullorja e BQK për heqjen e përdorimit të dinarëve nuk bazohet në ligj sepse BQK nuk mundet që me rregulloren e vet të përcaktojë se cila valutë përdoret në Kosovë, por këtë mund t’a bëjë vetëm Kuvendi përmes rrugës ligjore të cilin kujton ai, e kanë vënë tashmë në dukje dhe juristët në Kosovë, si sërbë apo shqiptarë.

“Kosova zgjodhi këtë “hile” që BQK e cila pretendohet se është e pavarur, merr vendim të tillë dhe se thuhet se autoritetet nuk janë përgjegjëse për këtë pasi nuk mund të ndikojnë në punën e një institucioni të pavarur. Kjo ishte rruga e shkurtër pasi nëse Kosova do të dëshironte të vendoste monedhë të vetme, pra euron, rruga e duhur do të ishte miratimi i ligjit, por kjo do të zgjaste shumë dhe do të hapte shumë çështje të tjera. Kështu që këtu hyn në punë hipokrizia sepse i referohet sundimit të ligjit dhe thotë se pushteti egzekutiv nuk mund të ndikojë në punën e BQK dhe në anën tjetër kemi BQK e cila merr një vendim jashtë ligjit e pastaj madje dhe policinë të ndërmarrë masa në bazë të vendimit të BQK i cili nuk është i ligjshëm. Ky është apel selektiv ndaj shtetit të së drejtës” thotë Gogiq.