Guxhiq: Sërbët në K&M prej 20 vitesh jetojnë me dijeninë se mund t’u përsëritet 17 marsi
Të shtënat në afërsi të shkollës fillore sërbe në Llapllasellë, në momentin kur në oborrin e shkollës ndodheshin fëmijë, riçeli sërish çështjen e sigurisë së sërbëve në Kosovë dhe sipas historianit Aleksandar Guxhiq kjo ngjarje shqetësoi fëmijët dhe prindërit që u ndodhën në afërsi, raporton RTS.
Në Lapllasellë të premten pati të shtëna kur sipas dëshmitarëve okularë, një person doli nga kafeneja "Firma", e cila ndodhet përballë Shkollës Fillore "Miladin Mitiq", dhe shtiu disa plumba në ajër.
Historiani Aleksandar Guxhiq bën të ditur se të shtënat në Llapllasellë dukeshin si diçka nga film lufte.
"Kjo ngjarje shqetësoi prindërit dhe fëmijët që asistuan, pra ishin në afërsi të kafenesë në oborrin e kësaj shkolle dhe sipas fjalëve të të njohurve të mi që ishin të pranishëm, fëmijët ishin të shqetësuar, dukej si skenë e një filmi lufte. Sigurisht që ishte traumatike për fëmijët dhe prindërit", tha Guxhiq për RTS.
Ky i fundit kujton se, sipas raportimeve të organizatave ndërkombëtare, në Kosovë ka më shumë se gjysmë milionë armë tytëgjata të ngelura nga luftërat e viteve ‘90.
"Sërbët në Kosovë e Metohi prej 20 vitesh jetojnë me dijeninë se atyre mund t’u përsëritet 17 marsi i vitit 2004, se mund të përjetojnë fatin e grekëve apo armenëve anadollakë. Pra, kjo është diçka me të cilën jetojnë sërbët vit pas viti, nga procesi në proces, nga dita në ditë", tha Guxhiq.
Përveç kësaj sfide të sigurisë, aty është dhe problemi me natyrë ekonomike-fjala është për territor me ekonomi të rrënuar, shoqëri që nuk është zhvilluar ekonomikisht.
Sërbët, thotë Guxhiq, më shumë i shqetëson dhe i frikëson sfida e tretë-presioni institucional që vitet e fundit është forcuar.
“Në veri, policia ka marrë pushtetin egzekutiv, policia është ajo që vendos nëse do të vendoset diku ndonjë mural, nëse ndonjë institucion do të punojë, policia është ajo që vendos se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet, nëse dikush në bluzë ka simbole kombëtare më të theksuara, nëse do të këndojë në Gazimestan. Kemi një sistem policor që ka shembur sërbët”, tha historiani Guxhiq.
0 komentet