Hetemi: Marrëveshja me Malin e Zi për shkëmbimin e materialeve arkivore është e rëndësishme për ruajtjen e paqes në rajon
Drejtori i Institutit për Krime Lufte në Kosovë Adem Hetemi është shprehur se marrëveshja për shkëmbimin e materialeve arkivore që është nënshkruar me Ministrinë e Të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, është e rëndësishme për ruajtjen e paqes në rajon.
“Marrëveshja që u nënshkrua nga një prej ministrave të qeverisë malazeze ka të bëjë me dorrëzimin e materialeve arkivore që lidhem me luftën e fundit në Kosovë, specifikisht me ato që posedojnë institucionet e Malit të Zi dhe që janë relevante për dokumentimin e krimeve të luftës dhe trajtimin e civilëve gjatë saj. Këtu përfshihen dhe pamjet zyrtare, komunikimet mes institucioneve si dhe arkivi që tregon sesi ishte pritja e refugjatëve, si ishte lëvizja e njerëzve gjatë luftës në Kosovë. Pak a shumë mbarë materiali që dokumenton çdo aktivitet që ka patur lidhje me krimet gjatë luftës. Përshembull, kur ishim aty, morëm materiale nga Radio Televizioni i Malit të Zi, nga Komuna e Ulqinit e Rozhajës, e Tuzit etj” sqaroi Hetemi.
I pyetur nëse pret që dhe Kroacia të përfshihet duke ditur se egziston marrëveshje dhe me B&H, Hetemi thotë se pikërisht ata kanë marrëveshje me institucione kulturore e shtetërore që merren me të tilla aktivitete dhe mes të tjerash dhe me vendet e rajonit sikurse Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut por dhe me Qendrën Memoriale në Srebrenicë.
“Kemi atë marrëveshje me të gjitha shtetet e rajonit, përveçse me Sërbinë. Fatkeqësisht ata nuk kanë qenë të interesuar për bashkëpunim në lidhje me këtë çështje. Me Kroacinë gjithashtu bashkëpunojmë në këtë fushë, institucionet tona zgjerojnë bashkëpunimin rajonal me arritjen e marrëveshjeve të ngjashme me vende të tjera, përfshirë Republikën e Kroacisë. Shumë shtete të rajonit posedojnë materiale arkivore përmes sistemit të tyre gjyqësor e arsimor, por dhe të strukturave ushtarake. Përpjekja jonë është mjaft e rëndësishme për dokumentimin e eksperiencave të gjithçkaje çka është përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Kështu që pamundësia në qasjen e këtyre maeterialeve është kyçe për ne sesi të ndërtojmë histori të besueshme dhe të kuptueshme që të përshkruajnë luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Hetemi.
Sikurse thekson këto marrëveshje duhet të përfshijnë bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve të fqinjësisë së mirë.
“Dëshirojmë të promovojmë me përkushtim të vërtetën dhe me përgjegjshmëri. Duke krijuar mundësinë e qasjes tek arkivat zyrtare, përfshirë dhe ato në rajon, Instituti ynë ushtron rolin e vet me qëllim dokumentimin e krimeve të luftës me qëllim mbështetjen e iniciativave të institucioneve gjyqësore dhe institucioneve të tjera dhe për të siguruar që të ruhet dinjiteti i viktimave. Njëkohësisht, këto përpjekje theksojnë solidaritetin rajonal, veçanërisht kur shikojmë refugjatë nga Kosova që marrin ndihmë në vende të tjera. Kjo është e rëndësishme për formimin e narrativës për Kosovën si dhe për rajonin. Këto marrëveshje kontribuojnë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon dhe raport edhe më të sinqertë me të kaluarën në rajon. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, por dhe për interesin rajonal që të prodhojë burime të besueshme për ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën” konkludoi Hetemi.
Marrëveshja për shkëmbimin e materialeve arkivore u nënshkrua më 25 korrik gjatë vizitës së Hetemit në Malin e Zi. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn vlerësuan se marrëveshja ka mjaft mesazhe simbolike sesa rëndësi përmbajtësore në hapin drejt hulumtimit të krimeve të luftës.
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për Kulturë Sërbe në Lleposaviq Petar Ristanoviq beson se bashkëpunimi ka përparësi në dimensionin politik dhe përcjell mesazh për “përafërsinë e shqiptarëve nga Mali i Zi me Kosovën”.
Komentatori dhe publicisti nga Mali i Zi Perica Gjakoviq vlerëson se marrëveshja në opinionin publik malazes kaloi pa u vënë re, ndërsa avokati nga Prishtina Amer Ali nga Fondi për Të Drejtën Humanitare shprehet se marrëveshja me Malin e Zi nënkupton shkëmbimin e informacioneve dhe marrjen e provave eventuale në lidhje me ngjarjet e luftës.
0 komentet