Hill: Zhgënjyese sa larg kemi arritur në Kosovë, jam optimist se BKS do të formohet

Amabasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill ka thënë për RTS se ka qenë mjaft zhgënjyese sa larg kemi arritur në Kosovë si dhe ka mjaft arsye për mungesën e përparimit në dialogun e Brukselit ku qëndrojnë pikërisht në anën e qeverisë kosovare. Ai tha se ishte optimist se Bashkësia e Komunave Sërbe, për të cilën u dakordësua 12 vjet më parë, do të duhej të themelohej.
Pyetjes nëse SHBA nuk kish arritur të siguronte jetë dinjitoze për sërbët në Kosovë, Hill u përgjigj se kjo ishte sfidë e vërtetë dhe se Kosova duhej të mbronte popuj të ndryshëm, përfshirë dhe popullin sërb.
“Dhe më duhet të them, si gjë personale, besoj se është shumë zhgënjyese sa larg kemi arritur në Kosovë. Shpresoj se do të ketë përpjekje më të mëdha në dialog. Në këtë moment po mendoj për dialogun e Brukselit. Dhe mendoj se shumë prej nesh janë shumë të zhgënjyer me mungesën e përparimit aty. Dhe shumë nga arsyet për atë mossukses, sipas opinionit tim, janë në anën e qeverisë kosovare" tha Hill.
Ky i fundit thotë se mund t’a kuptojë shqetësimin dhe frustrimin e shumë njerëzve në Sërbi që janë të zhgënjyer nga mungesa e aksioneve të SHBA.
"Dhe do të doja të shikoja qasje që mbështet BE. Mendoj se BE po përpiqet mjaft. Para tyre është sfidë e madhe. Puna jonë është të mbështesim Europën dhe të shikojmë nëse mund të bëhet ndonjë përparim. Por mund t'ju them se nuk jam i kënaqur me atë që është arritur" pranoi Hill.
I pyetur nëse ishte optimist, u përgjigj se ishte përherë optimist, pasi në të kundërt kurrë nuk do të bëhej asgjë.
"Jam optimist se Bashkësia e Komunave Sërbe, për të cilin është dakordësuar më parë, para 12 vitesh, do të duhej të themelohej. Pra, të jem optimist në lidhje me këtë, por mendoj se të gjithë duhet të bashkohen dhe t’a përfundojnë këtë gjë sepse kjo tani nuk është e kënaqshme" tha Hill.
Pyetjes nëse administrata e ardhshme do të mund të ishte më këmbëngulëse që në Kosovë të bëheshin gjërat për BKS, u kthye se administrata aktuale ishte përpjekur të mbështesë BE që gjërat të bëheshin, veçanërisht në ato çka ishin dakordësuar dhe zbatuar.
"Supozoj se çdo administratë e ardhshme do të marrë të njëjtin pozicion. Përse nuk ndodhi kjo, mendoj se është diçka që njerëzit duhet t’a analizojnë, t’a shikojnë me kujdes dhe të shikojnë se çfarë mund të bëhet. Është shumë e qartë se kjo është situatë e pakënaqshme dhe mund të shtoj se po të isha nga Kosova, kjo do të më dukej shumë e pakënaqshme. Në fund të fundit, në Kosovë jetojnë shumë njerëz të cilët meritojnë situatë më të mirë dhe e dinë se këtë mund t’a arrijnë përmes bashkëpunimit më të madh në kuadër të dialogut të organizuar nga Bashkimi Europian”, tha Hill.
Në kontekstin e ndryshimit të qeverisë në SHBA dhe në konstatimin se sa herë që shkohet deri tek ndryshimi i administratës në Uashington, analistët e këtushëm konkludojnë se politika e SHBA ndaj rajonit, veçanërisht ndaj Sërbisë, nuk do të ndryshojë fare. Hill theksoi se kjo vështirë të thuhet dhe mbetet për t'u parë, por që sigurisht mendon se administrata e ardhshme e Trampit, veçanërisht pjesë e stafit të tij, kanë përvojë pune me Sërbinë, kështu që nuk do të përjashtonte ndryshim.
“Çështja për Sërbinë dhe për Shtetet e Bashkuara është që të tentojmë të përmirësojnë këtë marrëdhënie, të vazhdojnë në drejtimin e duhur. Mendoj se kjo do të ndodhë" tha Hill dhe shtoi se në gjithë këtë egziston inerci, sigurisht në Departamentin e Shtetit, por që egziston dhe mirëkuptim që duhet të shkohet përpara me Sërbinë.
“Është shkuar tek disa ndryshime. Sërbia është shumë më tepër në pozitën ku sëbashku dakordësohemi për shmë gjëra. Do të shikojmë se si do të rjedhë, por jam optimist në këndvështrimin e ardhmërisë së marrëdhënieve mes SHBA dhe Sërbisë" tha qartë Hill.
Për çështjen e dialogut strategjik, tha se egzistojnë shumë për të diskutuar me Sërbinë, jo vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por edhe për çështjet në Europë, sigurinë europiane, ekonominë.
"SHBA është faktor mjaft i rëndësishëm në ekonominë sërbe, veçanërisht në fushën e teknologjisë. Pra, kemi gjithnjë e më shumë njerëz, jo vetëm basketbollistë, por kemi shumë njerëz që shkojnë e vijnë, kemi fluturime të shtuara mes dy vendeve. Kështu që mendoj se do të shikojmë më shumë dhe mendoj se dialogu do pranohet nga administrata e ardhshme,” pret Hill.
Duke folur rreth sanksioneve të NIS, shprehu besimin se kjo çështje ishte "studuar me mjaft vëmendje dhe zbatuar me shumë kujdes".
“Nga pikpamja e ekonomisë sërbe dhe konsumatorëve sërbë, me shumë besim them se kjo nuk do të ndikojë në ekonominë sërbe, as nuk do të ndikojë në disponueshmërinë apo çmimin e benzinës në Sërbi. Kështu që mendoj se aty do të jemi në rregull. Por nuk them se kjo nuk do të jetë e rëndësishme për NIS, sepse mendoj se ky është qëndrimi ynë prej disa kohësh. E shikojmë këtë çështje qysh atëherë kur kjo rafineri e madhe, i’u shit Rusisë dhe kjo ishte shumë shpirtmadhe nga pala sërbe dhe tani shikojmë se Rusia ka patur shumë përfitime prej ekonomisë sërbe. Nuk na pëlqen ajo çka ka bërë Rusia me të, veçanërisht në qëllimin e agresionit ndaj Ukrainës, por mendoj se është dhe diçka për çka populli sërb dhe qeveria e Sërbisë duhet të reflektojnë sepse nuk ka kuptim të humbasë sovranitetin në fushën e benzinës dhe unë mendoj se aty do të shikohen disa ndryshime” tha ambasadori amerikan.
Në pyetjen nëse personalisht ishte dëshmitar i marrëdhënieve më të këqija mes Beogradit dhe Uashingtonit dhe nëse ishte dëshmitar më më të mirat të parë ndonjëherë, u përgjigj:
"Akoma jo. Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur”.
I pyetur nëse Beogradi apo Sërbia do të ishin vend i mirë për takim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke pasur parasysh ndjenjat pro-ruse dhe pro-Tramp në mesin e qytetarëve të Sërbisë, tha se nuk mund të fliste për çështjen e vend-takimit të kujtdo samiti eventual që ende nuk ishte planifikuar dhe për të cilin ende nuk ishte diskutuar.
“Ajo çka mund të them është se dëshirojmë që kjo luftë të mbarojë. Të gjithë dëshirojmë që kjo luftë të mbarojë. Dhe mendoj se duhet investohen përpjekje të mëdha që kjo të bëhet. Por përsa i përket kësaj se ku do të jetë takimi apo nëse do të ketë takim, kjo nuk varet nga unë. Dhe mendoj se në këtë moment me të vërtetë nuk mund të ketë përgjigje” tha Hill dhe shtoi se është e nevojshme të investohen përpjekje të mëdha për të parë nëse kjo luftë të mund të përfundojë, pasi kjo është luftë mjaft dëmtuese.
"Ajo çka Rusia i ka bërë jo vetëm Ukrainës, ajo çka ka bërë me furnizimet europiane të energjisë, me furnizimet ushqimore botërore....Kjo luftë duhet të përfundojë," nënvizoi Hill.
Pyetjes se si i spegon zhvillimet aktuale në Sërbi kur u pyet për të nga eprorët e tij në Departamentin e Shtetit, u përgjigj se në nivelin strategjik shikon vend që në masën më të madhe ka zgjedhjen e vet strategjike për të shkuar në Perëndim.
“E shikoj Sërbinë, këtu sigurisht që ka mjaft opinione të ndryshme, sikurse në shumë vende, por strategjikisht mendoj se definitivisht egziston tendencë për të shkuar në Perëndim. Taktikisht, ky është proces i vështirë dhe e dini, secili ka opinionin e tij këtu. Ky është vend ku njerëzit ndihen shumë të lirë të shprehin opinione shumë të ndryshme, kështu që mendoj se do të jetë proces i vështirë. Puna ime si diplomat është që të mos pengoj, të mos u them njerëzve se çfarë të bëjnë, të mos përzihem në atë proces, por t’a inkurajoj. Dhe këtë kam tentuar t’a bëja” tha Hill.
0 komentet