Hoti: Pres që marrëveshja për dinarin të nënshkruhet javën e ardhshme në Bruksel
Analisti Afrim Hoti ka thënë për Kosovo onlajn se pret që zgjidhja për dinarin sërb të ndodhë në takimin e radhës të paralajmëruar për të enjten e ardhshme, mes negociatorëve në kuadër të dialogut në Bruksel.
"Po, definitivisht mendoj se në takimin e radhës do të ketë nënshkrim marrëveshjeje. Në këndvështrimin tim, problemi i monedhës sërbe u madhështua pa asnjë nevojë dhe duket se të dy negociuesit dhe ai nga Sërbia ashtu sikurse dhe nga Kosova, kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të gjetur zgjidhje. Ajo duhet të definohet urgjentisht, pikësëpari për sërbët të cilët jetojnë në Kosovë sesi të mund të përjetojnë të drejtat e tyre dhe të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë. Maratona politike mes dy vendeve do të përfundojë javën e ardhshme", ka thënë Hoti.
Ky i fundit theksoi se për këtë nevojitet dhe presioni nga bashkësia ndërkombëtare.
"Presioni është i domosdoshëm, veçanërisht nëse marrim parasysh mungesën e komunikimit mes dy qeverive, mes Sërbisë dhe Kosovës. Kjo tashmë deri më sot është dëshmuar, se pa presion të vërtetë dhe serioz të bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të ketë marrëveshje. Në lidhje me këtë mendoj se fuqitë perëndimore janë të vendosura të bëjnë hapa të domosdoshëm të bindin palët për të nënshkruar marrëveshjen” përmbylli analisti.
komentet