Iniciativa Pupin: Mesazhet nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA nuk pasqyrojnë realitetin, Sërbia ka përmbushur shumicën e detyrimeve
Iniciativa Pupin vlerëson se pretendimet e shfaqura gjatë dëgjesës në Komisionin për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, sipas të cilës Ballkani Perëndimor “nuk do të stabilizohet derisa nuk shkohet deri tek normalizimi i Sërbisë”, paraqesin interpretim të njëanshëm të mundësive rajonale dhe nuk pasqyrojnë realitetin në terren. Thuhet se Sërbia ka kryer rreth 80% të detyrimeve të dialogut të Brukselit, ndërsa detyrimi kyç i Prishtinës në-formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe vijon të jetë i papërmbushur.
Nga Iniciativa Pupin përmendet se dëgjesa në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ishte përqëndruar tek çështjet e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor me zë të veçantë Sërbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, ndikimin e Rusisë dhe të Kinës, si dhe interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europën Juglindore.
Bëjnë të ditur se në disa fjalime të bëra gjatë debatit, Sërbia paraqitet si gjeneratori primar destabilizues që inkurajon ndikimin e jashtëm malinj. Për këtë arsye, në sajtin e vet kanë publikuar përgjigje e cila është menduar veçanërisht si përgjigje analitike ndaj pretendimeve të shfaqura. Tregojnë se ai sqaron rolin rajonal të Sërbisë, politikën e saj të jashtme dhe bashkëpunimin me SHBA dhe BE në Ballkanin Perëndimor.
Në përgjigjen e saj, Iniciativa Pupin theksoi se fjalimet e bëra gjatë dëgjesës se Ballkani Perëndimor "nuk do të stabilizohet deri në normalizimin e Sërbisë" rjedhin në interpretim tepër të njëanshëm të dinamikës rajonale.
"Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor paraqet rezultat shumëpalësh të formësuar nga marrëveshjet institucionale të pazgjidhura, boshllëqet tek kredibiliteti i ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe zbatimi asimetrik i marrëveshjeve. Sërbia ka zbatuar apo pjesërisht ka zbatuar të gjitha detyrimet e marra (gati 80%) në kuadër të dialogut të Brukselit, përfshirë shpërbërjen e strukturave të sigurisë sërbe në veri të Kosovës dhe integrimin e sistemit policor e gjyqësor. Njëkohësisht, Bashkësia e Komunave Sërbe (ZSO), detyrim që miratoi BE dhe që ka karakter ligjërisht të detyrueshëm, mbetet i pazbatueshëm nga ana e Prishtinës për më shumë se një dekadë më vonë, çka tregon strukturë të çekuilibruar në zbatimin e marrëveshjes që minon besimin dhe pakëson stimujt për lëshime të mëtejshme. Paraqitja e Sërbisë si pengesa e vetme kryesore, nuk korrespondon me realitetin në terren", thuhet në përgjigje.
Shtojnë se fjalimet e pabazuara të shfaqura gjatë kësaj dëgjese, rrezikojnë të errësojnë realitetin e progresit të rëndësishëm të Sërbisë në forcimin e stabilitetit rajonal dhe nxitjen e raporteve konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare.
Marrëdhëniet me fqinjët
Prej Iniciativës Pupin thuhet dhe se pretendimet se Sërbia inkurajon aktivshëm destabilitetin tek fqinjët e vet, nuk mbështeten mjaftueshëm me prova. Bëhet e ditur se Sërbia është pjesëmarrëse e përkushtuar në kuadër të bashkëpunimit rajonal (të gjitha nën mbështetjen e BE dhe SHBA), përfshirë Proçesin e Berlinit, Ballkanin e Hapur dhe CEFTA duke e pozicionuar veten si inkurajuese ekonomike rajonale dhe jo si faktor përçarës.
Përkundër kësaj, dialogu Beograd-Prishtinë përfaqëson sfidë mjaft akute, por në këtë dëgjesë përgjegjësia për destabilitetin i atribuohet pothuajse veçanërisht Beogradit çka sikurse theksohet, është atribuim që nuk mbështetet nga sinjale të dallueshme politike.
"Prishtina, veçanërisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit, në shumë raste ka vepruar si aktor jokonstruktiv, çka konfirmohet nga pezullimi i dialogut strategjik me SHBA, karakterizim eksplicid i Kurtit si obstruktiv madje dhe gjatë vetë dëgjesës, si dhe presionet e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA për pjesëmarrje të barabartë dhe substanciale të sërbëve në jetën politike në Kosovë. Këto sinjale nuk janë të dyshimta. Në procesin në të cilin obstruksionizmi identifikohet qartë, presioni drejtohet tek pala që pengon. Fakti që presion i tillë u drejtua ndaj Prishtinës, dhe jo ndaj Beogradit, tregon fuqishëm se ku qëndron përgjegjësia për ngecjen tek normalizimi dhe minon pretendimet se Sërbia është aktori primar destabilizues në këtë raport bilateral", shkruhet në përgjigje.
Pretendime të paverifikueshme tek dëgjesa
Iniciativa Pupin vuri në dukje dhe pretendimet e paverifikueshme të paraqitura në dëgjesë. Njëra prej tyre është se "Kosova ka vendosur mekanizma të posaçme për mbrojtjen e pakicave që tejkalojnë ato të shteteve anëtare të BE".
Ndonëse Kushtetuta e Kosovës parashikon mekanizma juridik për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, Iniciativa Pupin thekson se raporti i shoqërisë civile rreth të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2024, dokumenton se pakicat përfshirë sërbët, romët dhe ashkalinjtë, ende përballen me sfida të konsiderueshme praktike në ushtrimin e të drejtave të tyre.
"Në Raport shfaqen raste të shumta në të cilat garancitë kushtetuese dhe ligjore nuk zbatohen vazhdimisht në praktikë, sikurse janë qasja e pabarabartë në drejtësi, disponueshmëria e cunguar e informacionit dhe shërbimeve në gjuhët e pakicave, si dhe pengesat për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pakicave në jetën politike dhe shërbimet publike. Këto gjetje tregojnë se, pavarësisht mekanizmave formalë të mbrojtjes, zbatimi real i të drejtave dhe përfshirja e pakicave në Kosovë, mbeten çështje të pazgjidhura", thuhet në përgjigje.
Reaguan dhe ndaj pretendimit se Kosova "frikësohet prej ndikimit sërb përmes Bashkësisë së Komunave Sërbe e ashtuquajtura ZSO e rjedhimisht nuk i ka zbatuar plotësisht politikat e BKS”. Bëhet e ditur se ndonëse Prishtina shpesh përmend frikën nga ndikimi sërb si justifikim për zbatimin e pjesshëm, ky detyrim është ligjërisht i detyrueshëm dhe është pranuar edhe nga autoritetet kosovare si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.
"Përfshirja e sërbëve si pjesëmarrës të barabartë e thelbësorë në proçeset politike e shoqërore në Prishtinë, rrit besimin mes komuniteteve dhe kontribuon në thyerjen e stereotipeve të rrezikshme që i paraqesin si aktorë me ndikim malinj”, thuhet prej Iniciativës Pupin.
Orientimi i politikës së jashtme të Sërbisë
Vlerësojnë se pretendimet se Sërbia mbetet "e palëkundur në orbitën ruse" nuk konfirmohen nga tregues empirik. Thonë se më shumë se 65% e tregtisë totale të Sërbisë është me BE, ndërsa më shumë se 70% e investimeve të huaja totale direkte, vijnë nga shtetet anëtare të BE.
"Veçanërisht, kompanitë amerikane janë ndër investitorët me rritjen më të shpejtë në sektorin e TIK, shërbimet e energjisë dhe industrinë e përpunimit në Sërbi. Në fushën e politikës energjitike, Sërbia ka përshpejtuar diversitetin përmes Bullgarisë e Greqisë, përfshirë qasjen tek terminali LNG në Aleksandropolis, me dokumente strategjike që i japin përparësi shprehimisht reduktimit të varësisë nga një furnizues i vetëm, në përputhje me qëllimet e sigurisë energjetike të BE dhe SHBA", thuhet në përgjigje.
Kur diskutohet fusha e sigurisë, kujtojnë se Sërbia ka kryer më shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO (44 vetëm me SHBA) sesa me Rusinë (6) qysh prej vitit 2017, merr pjesë aktivshëm në programin e NATO "Partneritet për Paqe" dhe mban marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.
Shtohet se qysh prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, Sërbia nuk ka mbajtur asnjë stërvitje të përbashkët ushtarake me Rusinë, ndërsa njëkohësisht ka mbajtur bashkëpunim të fortë me partnerët e NATO.
"Për më tepër, sjellja e Sërbisë qysh prej shpërthimit të luftës në Ukrainë i komplikoi edhe më pretendimet për lidhje të fortë me Moskën. Sipas raportit të Fajnenshël Tajms, qysh prej vitit 2022, forcat ukrainase kanë arritur të marrin më shumë se 800 milionë euro predha dhe municione artilerie sërbe, çka është vëllim kontributesh që vështirë të pajtohet me narrativat e besnikërisë strategjike ndaj Rusisë", thuhet më tej.
Kujtojnë se në vitin 2024, Sërbia mori angazhim politik për blerjen e avionëve luftarakë multifunksionalë francezë Rafale, ndërsa në vitin 2025 mori vendim për zgjerimin e bashkëpunimit me Izraelin përmes blerjes së dronëve Hermes 900 dhe aftësive për mbështetje artilerie nga portofoli i kompanisë Elbit Sistems.
"Bashkarisht këto vendime lidhin në mënyrë strukturore me modernizimin e forcave të armatosura sërbe, trajnimin dhe mirëmbajtjen me ekosistemet mbrojtëse perëndimore dhe të BE, jo me platformat ruse", thuhet nga Iniciativa Pupin.
Neutraliteti ushtarak
Theksohet se politika e neutralitetit ushtarak të Sërbisë, kontribuoi në parashikueshmëri dhe jo në destabilizim përgjatë periferisë jugore të NATO dhe kujtojnë se Sërbia nuk zotëron baza ushtarake të huaja në territorin e vet, nuk vë në diskutim kufijtë e NATO dhe bashkëpunon ngushtë me partnerët e NATO në fushat e menaxhimit të migracionit, luftës ndaj terrorizmit dhe ndihmës humanitare.
"E parë bashkarisht me bashkëpunimin operativ me shtetet anëtare të NATO dhe mungesën e çdo aktiviteti të përbashkët ushtarak me Rusinë nga viti 2022, pozita mbrojtëse e Sërbisë e pozicionon atë si aktor stabilizues të rrjetit dhe jo si faktor përçarës, në mjedisin rajonal të sigurisë", thuhet nga Iniciativa Pupin.
Roli i Kinës
Në përgjigje tregohet se është e "pasaktë analitikisht" të paraqitet Kina si aktor i rrënjosur thellë në sektorët strategjikë të Sërbisë në vitin 2025.
"Angazhimi i Kinës në Sërbi mbetet kryesisht i kufizuar në ndërtim dhe industri të rëndë, ndërsa infrastruktura kritike, diversifikimi i energjisë (me përjashtim të NIS në këtë moment por dhe me masat e marra tashmë), telekomunikacioni, siguria kibernetike dhe teknologjitë e përparuara janë kryesisht-ose rrugës për t’u bërë-nën ndikim kornizor, standardet dhe institucionet financiare të BE dhe SHBA. Sërbia nuk ka miratuar modelet kineze të menaxhimit dixhital, as Kina nuk ka fituar kontroll tek sistemet e ndjeshme të sigurisë", bëhet e ditur.
Mesazh strategjik për krijuesit politik në SHBA
Në fund, Iniciativa Pupin bën të ditur se portretizimi i Sërbisë si aktor qëndror destabilizues në Ballkanin Perëndimor, analitikisht është i dobët dhe strategjikisht kundërproduktiv. Shtohet se e tillë qasje rrezikon të minojë stimujt për reforma, të përforcojë narrativat me shumë zero dhe të krijojë pengesa për drejtimin e mëtejshëm strategjik.
“Qasje më efektive e SHBA e njeh Sërbinë si ekonominë më të madhe në Ballkanin Perëndimor, partner të domosdoshëm për diversifikimin e energjisë, korridoret e transportit dhe bashkëpunimin në siguri, si shtet trajektorja afatgjatë e të cilit varet nga rrugët e besueshme të integrimit dhe zbatimi i balancuar i marrëveshjeve dhe jo nga fajësimi publik. Në këtë kontekst, qëllimi i shpallur i Uashingtonit për të hapur dialog strategjik me Sërbinë, sinjalizon njohjen e faktit se angazhimi kontinuitiv dhe jo presioni, është kyç për integrimin e Sërbisë në kuadrin më të gjerë bashkëpunues rajonal dhe transatlantik. Stabiliteti nuk do të rezultojë nga presioni i izoluar mbi Sërbinë, por nga angazhim i qëndrueshëm dhe i strukturuar që Sërbinë e trajton si aktor strategjik dhe jo si problem i kushtëzuar”, konkludohet nga Iniciativa Pupin.
komentet