Jeremiq: Takimi mes Trampit dhe Putinit frustroi Europën, Kosova mund të jetë “fushë rivaliteti”
Ish ambasadori i RFJ në Gjermani Zoran Jeremiq vlerëson se takimi i presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Alaskë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin për Ukrainën, tregon interes të këtyre dy fuqive që vetë të zgjidhin çështjet kyçe në botë dhe se ky është momenti frustrues për Europën. Çështja e Kosovës në këto momente është jashtë fokusit të fuqive të mëdha, por që mund të jetë “fusha e tyre e rivalitetit”, thotë ky diplomat.
“Europianët qysh tani janë jashtëzakonisht të frustruar për atë çka në këto bisedime u dëbuan nga tryeza dhe i vendosën në qoshe. Nëse shfaqet ndonjë iniciativë ata do të kapen me të dy duart të jenë të pranishëm dhe faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e cilido problem tjetër, veçanërisht asaj që ndodhen në Europë dhe për të cilën ata mendojnë se janë të vetmit apo në masën më të madhe kompetent”, ka thënë Jeremiq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit u shpreh se pikërisht çështja “kompetentë” për Kosovën, është çështja dhe e rrezikshme.
“Do të bëhet fushë rivaliteti mes SHBA dhe Europës në të cilën ata atëherë do të imponohen se kush ishte më parë dhe cilën zgjidhje do të propozojnë, shpesh në dëmin tonë, por ndoshta dhe në favorin tonë. Por kjo do të varet nga situata se në cilin drejtim do të shkojë. Në çdo rast Europa do tentojë në këtë domen, nëse prej saj do të jetë faktor i pavarur”, thotë Jeremiq.
Ish diplomati shprehet se takimi mes Tramp dhe Putin, tregoi se liderët e këtyre vendeve kanë ndërmend që në të ardhmen të vendosin vetë tek të gjitha çështjet e rëndësishme botërore.
“Ata tashmë e bëjnë këtë. Jam i bindur se mjaft kanë ecur negociatat rreth Gazës apo Lindjes së Mesme me Iranin. Shikojmë se situata rreth konfliktit me Kinën dhe jugun e detit të Kinës, po komplikohet. Po tentojnë t’a zgjidhin vetëm në trekëndëshin e tyre të tre fuqive të mëdha. Por aty ku është e mundur të punohet bilateralisht, SHBA dhe Rusia do të tentojnë” shpreh bindjen Jeremiq.
Pyetjes a mundet që “Alaska“ do kopjojë çështjen e Kosovës, ky diplomat sqaron se kjo varet nga zhvillimi i situatës.
“Nuk besoj se kjo do të jetë në fokusin e interesit të tyre. E para sepse janë mjaft të zënë më shumë gjëra të tjera dhe e dyta wshtw se këtu nuk kanw interesa strategjike konkrete të dukshme” beson Jeremiq.
Ky i fundit preçizon se çështja e Kosovës do të mund të jetë “subjekt tregtie” mes Rusisë dhe SHBA në atë moment kur këtyre vendeve do t’u përshtatet.
“Për tani SHBA dhe Perëndimi, Europa ka arritur interesaat e veta strategjike në hapësirën e Kosovës. Rusia nuk është dhe ajo do të përpiqet ta përfshijë atë në tregtinë me SHBA në masën që ishte e nevojshme, por në momentin kur t'i përshtatet si asaj ashtu edhe Trumpit, nëse ai e konsideron të nevojshme të përfshihet. A do të jetë dhe si do të jetë sipas recetës "ne e zgjidhim vetë, ndërsa juve nëse ju pëlqen, pranojeni ose lëreni" apo do të përpiqen që në mënyrën më aktive të na përfshijnë, sepse bëhet fjalë për ne-kjo do të shikohet. Por për tani, nuk ka asnjë element që tregon se egzistojnë qëllime në periudhën më të afërt në këtë mënyrë të zgjidhet çështja e Kosovës” ka thënë Jeremiq.
0 komentet