Jovanoviq: Masakra në Stari Gracko pa ndëshkim edhe pas 26 vitesh, sërbët vazhdojnë të ekspozohen nga represioni brutal
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë Nevena Jovanoviq deklaron përmes rrugës së rrjetit social “X“ se sot u mbushën 26 vite nga masakra në fshatin Stari Gracko në të cilën 14 kositës sërbë u vranë nën torturë ndërsa bënin punën e tyre në tokën e tyre, duke thënë se i vetmi “krim” i tyre ishte se ishin sërbë.
“Krimi u krye para syve të bashkësisë ndërkombëtare e deri më sot ka qëndruar i pandëshkuar. Vrasësit vazhdojnë të jenë të lirë në vend të drejtësisë-mur heshtjeje dhe mbrojtje politike për kriminelët” ka thënë Jovanoviq.
Ajo theksoi se masakra në Stari Gracko nuk është vetëm plagë e së kaluarës, por detyrim për të gjithë ne “që të mos harrojmë, të mos pranojmë, të mos tërhiqemi”.
Jovanoviq vlerëson se sërbët në Kosovë e Metohi dhe sot jetojnë nën kërcënime konstante, të ekspozuar ndaj represionit brutal, dhunë të motivuar etnikisht dhe diskriminim sistematik.
“Regjimi i Albin Kurtit ndërmerr fushatë të organizuar të frikësimit dhe persekutimit ndaj popullit sërb-nga rrahja e fëmijëve, bastisjen e shtëpive dhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut, deri në procese të montuara politike” ka thënë ajo.
Jovanoviq kujton dhe arrestimin e Igor Popoviqit ndihmësdrejtorin e Zyrës për K&M dhe vlerësoi se ky është mesazh për sërbët që ata nuk kanë sigurinë e duhur si përfaqësues të institucioneve zyrtare, apo dhe qytetarët e zakonshëm.
“Akti i arrestimit të Igor Popoviqit nuk është akt ligjor, por dhunë e motivuar politikisht dhe dështim i çdo përpjekjeje për të arritur zgjidhje të qëndrueshme përmes mjeteve paqësore dhe dialogut. Sërbia nuk do të heshtë. Sërbia nuk do të dorrëzohet. Nuk do të pranojmë të heshtim për krimet, as për normalizimin e padrejtësisë dhe dhunës” tha ajo.
Në fund Jovanoviq apeloi tek bashkësia ndërkombëtare që “qartësisht dhe pamëdyshje të përballet me rregjimin e rrezikshëm ekstremist të Albin Kurtit i cili me çdo lëvizje të vet shemb paqen, destabilizon rajonin dhe ndërmerr represion sistematik ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi”.
komentet