Kabashiq: Vendimi për urat në Ibër juridikisht i pavlerë, punimet duhet të ndalen
Ndërtimi i dy urave të reja që duhet të lidhin veriun dhe jugun e Mitrovicës, juridikisht është i pavlerë dhe duhet të ndalet menjëherë, vlerëson për Kosovo Onlajn ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Mitrovicën e Kosovës Nikolla Kabashiq duke i’u referuar vendimit të Gjykatës së Lartë të Kosovës i cili ministrave në mandatin teknik, u ndalon të jenë njëherazi dhe deputetë.
Kabashiq vlerëson se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë është me rëndësi kyçe sepse zgjidh si çështjen ligjore ashtu edhe atë politike të krizës institucionale në të cilën ndodhet Kosova.
“Gjykata e Lartë e tha qartë se qysh nga momenti që ata emërohen për deputetë, atyre i’u ndërpritet funksioni i ministrit dhe ata nuk mund të marrin më cilindo vendim, rregullore apo ligje”, tha Kabashiq.
Ky i fundit kujton se gjykata vendosi në rastin konkret në lidhje me udhëzimin administrativ që e mori ministri i Financave Hekuran Murati, por thekson se fushëveprimi i atij vendimi është i gjerë dhe se ka lidhje edhe tek vendime të tjera të Qeverisë.
Në këtë kontekst citon vendime që kanë të bëjnë direkt me sërbët në Kosovë.
"Konkretisht, vendimi për ndërtimin e dy urave të reja që duhet të lidhin veriun dhe jugun e Mitrovicës, duhet të anulohet. Ai gjithashtu duhet të ketë fatin e këtij udhëzimi administrativ. Punimet duhet të ndalen menjëherë", tha Kabashiq.
Ky i fundit tha se Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka ngritur padi penale ndaj gjithë anëtarëve të Qeverisë të cilët, pavarësisht përfundimit të mandatit të tyre, vazhduan të miratojnë akte në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.
Kujton se edhe Prokuroria Speciale ka nisur mbledhjen e informacionit rreth ligjshmërisë së vendimit për ndërtimin dhe financimin e urave.
"Këtu nuk pati asnjë procedurë paraprake-nuk u mor asnjë vendim për shpronësim, nuk u mor asnjë vendim me interes publik, nuk pati asnjë diskutim me pronarët e truallit. Fjala është për pronën private të dy pronarëve, e cila u shemb pa spegime, pa paralajmërim dhe pa asnjë udhëzim që të kenë të drejtë për kompensim ose ndonjë ilaç tjetër ligjor", tha Kabashiq.
Ky bën të ditur se bëhet fjalë për “akt tërësisht antiligjor të Qeverisë së Kosovës”, por shpreh dyshime nëse do të ketë ndonjë ndryshim, duke pasur parasysh, sikurse thotë, raportin e Lëvizjes Vetëvendosja ndaj vendimeve të gjykatave.
“Ndaj shumë anëtarëve të këtij opsioni politik, po ndërmerren procedura penale-kundër Albulena Haxhiut, Xhelal Sveçlës, Glauk Konjufcës... Në Parlamentin e Kosovës hodhën bomba tymuese, bomba shokuese, përmbysën makina... dhe për dhjetë vite i shmangen thirrjeve gjyqësore, duke pritur që procedura të skadojë. Dhe vetë Albin Kurti nuk dëshironte t'i përgjigjej thirrjes së gjykatës për të dhënë deklaratë si dëshmitar”, kujton ish-gjyqtari.
Ky i fundit shton se kjo tregon qartë se Kurti dhe opsioni i tij politik në fakt nuk respektojnë sundimin e ligjit.
“Gjithashtu, dëshmojmë se kritikojnë publikisht çdo vendim gjyqësor që nuk është në përputhje me axhendën e tyre politike. Kur diçka nuk u përshtatet atyre, sulmojnë haptazi gjykatat dhe prokurorinë, emërtojnë gjyqtarë, ngjisin emrat e tyre në mure, vizatojnë grafite në të gjithë Prishtinën-dhe kështu tregojnë qartë raportin e tyre ndaj sundimit të ligjit”, thotë Kabashiq.
Ky i fundit thekson se Lëvizja Vetëvendosja prej katër muajsh qeveris pa legjitimitet politik çka sipas fjalëve të tij ka pasoja serioze për stabilitetin dhe sigurinë ligjore, veçanërisht për sërbët.
“Të gjitha vendimet e marra nga ministrat ose vetë qeveria duhet të dalin jashtë validitetit dhe të konsiderohen të pavlefshme, pa asnjë efekt ligjor. Megjithatë, siç mund t’a shikoni vetë në Kosovë egziston hendek mes asaj që është shkruar në vendim dhe asaj që po ndodh në terren. Kurtit thjesht nuk i interesojnë ato vendime-i injoron, për të ato nuk egzistojnë. Ndaj mendoj se praktika aktuale do të vazhdojë dhe nuk do të ketë ndryshime në favor të sërbëve të paktën për sa kohë që ky grupim politik është në pushtet”, paralajmëron Kabashiq.
0 komentet