Kurarau: Kosova dhe Pridnjestrovla të pabarabartë për njohjet ndërkombëtare dhe natyrën e konflikteve

kurarau
Burim: Kosovo Online

Gazetari moldav Andrej Kurarau ka thënë për Kosovo onlajn se kur është fjala për eurointegrimin, rasti i Moldavisë dhe Pridnjestrovljas është i ndryshëm nga raporti mes Sërbisë dhe Kosovës, për shkak të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, si dhe natyrën e luftës etnike në Kosovë në vitin 1999.

Ai vuri re se pavarësinë e Pridnjestrovljas nuk e njeh as Rusia, e cila aty ka prezencë ushtarake, ndërsa mbështetjen për pavarësi të këtij territori moldav, e ka ofruar vetëm Osetia Jugore dhe Abkhazia, territore pavarësia e të cilave gjithashtu nuk janë të njohura ndërkombëtarisht.

“Nuk egziston precedent ndërkombëtar kur është fjala për të njohur pavarësinë e Pridnjestrovljas. Mendoj se situata është ndryshe në raport me Kosovën si pasojë e natyrës së konfliktit. Ky ishte konflikt artificial, që nuk ka qenë i bazuar në arsye etnike apo fetare. Shumica e popullatës në Pridnjestrovlje e përbëjnë moldavët, më shumë se 40%”,ka thënë ai duke shtuar se më shumë se 90% e qytetarëve të Pridnjestrovljas kanë pasaporta moldave.

Kurarau vlerësoi se precedenti qipriot është më i përafërt me rastin e Pridnjestrovljes sesa me të Kosovës duke treguar probleme me kontrollin ekonomik ndaj territoreve separatiste të Qipros dhe Moldavisë.

“Në përgjithësi do të thoja se rastet e Kosovës dhe Pridnjestrovljas nuk mund të krahasohen si pasojë e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, marrëdhënieve të veçanta që ka me BE, por dhe për natyrën e mosmarrëveshjeve mes saj dhe Sërbisë, e cila krijoi, nëse jo një precedent, atëherë rast në të cilin shtetësia e Kosovës u njoh gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare” tha Kurarau.

Ky i fundit theksoi se është e rëndësishme që Moldavia sa më parë të zgjidhë çështjen e Pridnjestrovljas.

“Qasja jonë është përherë paqëdashëse, por për ne eurointegrimi dhe europeizmi në përgjithësi, rritja ekonomike dhe reformat që vijnë me integrimet europiane tashmë janë prioritet. Nga Pridnjestrovlja përherë e më shpesh dëgjojmë se ata do të dëshironin që të ishin qytetarë të BE. Mjaft prej tyre kanë pasaporta rumune dhe janë qytetarë europianë” shtoi ai.

Sipas fjalëve të tij, pengesat mund të jenë të natyrës teknike, por nëse Kishinjevi do të mund të zgjidhë problemin e kriminalitetit, ndikimit rus dhe ekonominë, Kurarau beson se skenari qipriot mund të jetë i mundshëm për Moldavinë.

“Ajo çka sot shikojmë në Pridnjestrovlje është kolaps ekonomik pas pakësimit të importit të subvencioneve apo gazit nga Rusia. Gjithmonë e më shumë njerëz nga ai rajon, pohojnë se Moldavia mund t’i zgjidhë problemet e saj shumë më mirë se Rusia” konkludoi Kurarau.