Kovaçeviq: Perëndimi dëshiron ta transferojë problemin e refugjatëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës së Veriut

Nikola Kovačević
Burim: Kosovo Online

Avokati Nikolla Kovaçeviq beson se emigrantët që do të akomodohen në kampet në Shqipëri nuk paraqesin rrezik sigurie për atë vend dhe popullsinë e tij, por ai pret që vendet perëndimore të punojnë gjithnjë e më shumë për ta transferuar problemin e refugjatëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Afrik të Veriut.

Italia dhe Shqipëria, kujtojmë, nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e dy qendrave në territorin shqiptar për pranimin e emigrantëve, nën juridiksionin italian. Kjo marrëveshje kundërshtohet nga opozita në të dy vendet.

“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë për Shqipërinë dhe popullatën shqiptare dhe kjo është absurditet i plotë dhe nuk është zgjidhje. Është një zëvendësim i plotë i tezave, por edhe burgosje e njerëzve kundër vullnetit të tyre aty ku nuk duan të jenë. Dhe kjo marrëveshje parashikon që anijet të ridrejtojnë transportin e refugjatëve nga bregdeti italian në bregdetin shqiptar, ku më pas emigrantëve do t'u hiqet liria", thotë Kovaçeviq.

Ai shton se popullata shqiptare dhe opozita duhet të rebelohen, por jo për rrezikun e sigurisë që sjellin kampet.

“Jam dakord që edhe opozita shqiptare edhe popullata shqiptare duhet të rebelohen kundër saj, por jo sepse në territorin e tyre po sillen njerëz që përfaqësojnë rrezik sigurie, por sepse këta njerëz burgosen në mënyrë arbitrare dhe kundër ligjit ndërkombëtar që thuhet nga Këshilli i Evropës. Këta janë kategori të ndryshme njerëzish në lëvizje, mund të ketë edhe refugjatë dhe punëtorë migrantë ekonomikë dhe azilkërkues. Nuk përjashtohet që në çdo valë të ketë persona me interes sigurie, por problemi është se nuk eshte pergjegjesi e Shqiperise, ne pergjithesi dhe Italia, dhe teksa ne degjojme Scholz-in dhe Gjermanine, dhe kam frike se shume vende te tjera europiane qe kane permendur dicka te tille, edhe ata tentojne te zhvendosin problemin e trajtimit te refugjateve, azilkërkuesit dhe emigrantët drejt vendeve si Shqipëria”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai shton se ndoshta po flitet edhe për vendosjen e tyre në zonat e Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës Veriore.

“Jam i bindur se pas dyerve të mbyllura po flitet edhe për Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Afrikën Veriore. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë të Anglisë tregoi se praktika që britanikët donin të zbatonin në lidhje me Ruandën nuk është juridikisht e qëndrueshme. Unë sinqerisht shpresoj që, nëse me këtë plan për të cilin folëm, do të fillojë të zbatohet, ku disa juristë do të kenë sukses ta sfidojnë dhe të luftojnë për diçka që është e ligjshme, legjitime dhe në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” theksoi Kovaçeviq.