Krtiniq: Dita e dytë e nënshkrimit të peticionit po ecën në mënyrë të kënaqshme
Burim: Kosovo Online
Sanja Krtiniq, një nga nismëtaret e peticionit të qytetarëve për shkarkimin e kryetarit në Mitrovicën së Veriut, tha për Kosovo online se dita e dytë e nënshkrimit të peticionit po ecën në mënyrë të kënaqshme. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që deri më tani nuk e kanë nënshkruar këtë peticion ta bëjnë ketë.
"Dita e dytë e nënshkrimit të peticionit po ecën në mënyrë të kënaqshme dhe të rregullt. Qytetarët kanë filluar të vijnë edhe para orës 9. Sot presim një numër të madh të qytetarëve që do të vijnë për të nënshkruar peticionin", tha ajo.
Krtiniq shtoi se ka një vazhdimësi të mirë të qytetarëve që vijnë dhe nënshkruajnë peticionin.
“Jemi të kënaqur. Sot si dje do të jemi të hapur nga ora 09:00 deri në 16:00 për të gjithë qytetarët dhe me këtë rast i ftoj të vijnë dhe të nënshkruajn peticionin për të larguar nga pushteti kryetarët e paligjshëm dhe të parregullt”, tha Krtiniq.


komentet