Kurti: Nacionalizëm i mirë është aspiratë për liri, ndërsa nacionalizmi i keq ka për qëllim ekspansion territorial

Podkast "The Rest is Politics"
Burim: Logo Podkast "The Rest is Politics"

Kryeministri kosovar Albin Kurti, në podkastin britanik "Rest is politics," tha se nacionalizmi i mirë është aspiratë drejt lirisë me synim arritjen e barazisë me të tjerët dhe atë të keqen që synon ekspansionin territorial dhe hegjemoninë ndaj popujve të tjerë.

I pyetur se çfarë është për të nacionalizmi i mirë e çfarë është nacionalizmi i keq, ai tha:

“Mendoj se vlerësimi duhet të bazohet në atë nëse sjellja juaj nacionaliste ka aspiratë për çlirim me qëllimin barazimin me të tjerët, apo ekspansionizëm territorial dhe hegjemonizëm ndaj popujve të tjerë”.

Ai në podkastin e Rori Stjuart, ish diplomati britanik dhe Alaster Kembëll ish këshilltarin për mediat i Toni Blerit, tha se nacionalizmi i mirë ka për qëllim çlirimin, e kështu nuk munden nacionalist sikurse Sharl De Gol dhe Mari lë Pen në Francë, të vendosen në të njëjtën "shportë", pasi duhet të kenë parasysh se kush luftoi për lirinë e kombit dhe kush e shfrytëzon narrativën e nacionalizmit.

Kurti tha se është i gatshëm për kompromis, por ky i fundit nuk mund të jetë në fokus.

"Ky është parimi im. Për mua është shumë e rëndësishme të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje e kjo jo vetëm me partnerët ndërkombëtarë, por dhe në politikën e përditshme që të sigurohem që kompromisi nuk mbahet në atë çka është e mundur të nënshkruhet në fund, që kjo sa më pak që mund të arrihet momentalisht, nuk rrezikon aq shumë çka mund të arrihet” ka thënë ai.

I pyetur se çfarë do më shumë, tha se do-Kosovën, popullin shqiptar dhe Brukselin si "kryeqytet i dyfishtë".

Njëkohësisht nuk dëshiron të përjashtojë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

"Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme, por jo kombe të ndryshëm. Prej arsyeve historike egziston traum e si pasojë e kësaj jemi të ndarë. Pas invazionit rus në Ukrainë, shikojmë se kombet etnike nuk janë mjaftueshëm dhe shikojmë zgjidhjen në BE. Nuk dëshiroj të përjashtoj mundësinë e bashkimit", ka thënë Kurti.

Ky i fundit ka theksuar se nuk egziston analogji mes Kosovës dhe Republikës Sërbe të Bosnjës duke thënë se kjo e fundit lindi në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa Kosova ka qenë pjesë e ish Jugosllavisë.

Për çështjen e dinarit, ai tha se bëhet fjalë rreth vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për të cilën nuk e dinte se do të merrej, por përveç kësaj ai e mbështet totalisht këtë pasi ndërmerret kundër aktiviteteve ilegale dhe financimit të terrorizmit, ashtu sikurse në Kushtetutën e Kosovës përmendet se euro është mënyrë pagese.

Kurti shtoi se 33.000 sërbë të moshuar marrin pensione edhe prej sistemit kosovar përmes bankave kosovare dhe nuk ka pengesa që sërbët të kenë llogari, ashtu sikurse euro tashmë pa probleme përdoret në veri të Kosovës.

Gjithashtu fajësoi presidentin e Sërbisë se shkaktoi tension në lidhje me dinarin pasi vuri re se “përgatitjet në terren ishin të mira".

"Të gjitha tensionet që kemi në Kosovë janë si pasojë e autokratit në Beograd i cili është nervoz, pasi shikon se sërbët dëshirojnë të integrohen, ndërsa ata bëjnë gjithçka për 4% të popullsisë në Kosovë. Unë jam kryeministër i këtyre sërbëve. Sërbishtja është gjuhë syrtare në të gjitha nivelet e administratës në Kosovë. Bashkëpunojmë mirë me sërbët, por i gjithë ky sukses sjell në ngritjen e tensioneve që inkurajon Beogradi", thotë Kurti.

Ky i fundit thekson se mbarë Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet BE sa më parë të jetë e mundur ndërsa një prej arsyeve se përse nuk do të jetë proces kaq i shpejtë pasi mbështetja për t’iu bashkuar BE në Sërbi, ka rënë me 35%.

"BE nuk mundet të imponojë zgjerimin pasi Unioni në dallim nga Rusia, zgjerohet në rrugë paqësore” nënvizoi ai.

I pyetur për raportet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai tha se pajtohet rreth shumë çështjeve, por kur nuk pajtohet ky do jetë lajm.

"Na duhet Ballkani europian çka është mjaftueshëm i hapur dhe jo ’Ballkani i Hapur’ i cili nuk është mjaftueshëm i hapur. Ndaj kujt është i hapur ’Ballkani i Hapur’? Ndaj Rusisë dhe Kinës. Nuk është në rregull kur në të tilla iniciativa hyn me Sërbinë", ka shtuar Kurti.

Ky i fundit duke folur rreth sigurisë së Kosovës, ka thënë se është e rëndësishme të forcohen kapacitetet e saja mbrojtëse dhe se është i rëndësishëm anëtarësimi në Nato. Kurti ka folur edhe rreth kohës që ka kaluar në burg duke thënë se u arrestua gjatë bombardimeve të Natos në ish Jugosllavi.

"Kalova 2 vite e shtatë muaj në burg në Sërbi-një vit e pesë muaj nën pushtetin e Sllobodan Millosheviqit dhe një vit e dy muaj nën pushtetin e Vojisllav Koshtunicës", ka thënë ai duke vazhduar se ka qenë i abuzuar dhe se nuk do t’u mbijetonte torturave nëse do të ishte i burgosur në këtë periudhë të jetës.

Ai tha se ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Adem Demaçit, themeluesi politik i UÇK.