Linta: Rregjimi i Kurtit ndërmerr sulme të qëllimshme dhe të vazhdueshme ndaj popullit sërb
Kryetari i Federatës së Sërbeve në Rajon Miodrag Linta u shpreh sot se qeveria e kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti, ndërmerr sulme të qëllimshme dhe të vazhdueshme ndaj popullit sërb, pronave të tyre, traditës dhe të drejtën për të mbijetuar në vatrat e tyre shekullore në Kosovë.
Sikurse theksoi Linta, një nga shumë provat për këtë janë vazhdimi i shembjeve me forcë të objekteve sërbe në bregun e liqenit të Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.
“Fjala është për gjashtë objekte në teritorin e fshatit Rezala, mes të cilave dhe salla e Shënjt Triadës. Veçanërisht është shkatërruese që u shemb salla e përmendur ku dy dekada më parë e ndërtuan banorët që e përdornin për tubime në festa të fshatit dhe ato kishtare. Në Ujman derimë tani janë shembur 17 objekte në pronësi të sërbëve. Vendim për shembje u është dorrëzuar dhe pronarëve të shtëpive në fshatin fqinj Kovaçe, të cilët jetojnë nën frikë“, tha Linta.
Sipas fjalëve të tij, Unioni Europian, Kfor, Euleks dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete kundër këtij terrori të rregjimit të Kurtit me synim që të gjitha mosmarrëveshjet për pronat të zgjidhen vetëm në përputhje me ligjin dhe nën respektimin e plotë të të drejtave të pronarëve sërbë, transmeton RTV.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë vetëm me deklarata dënuese ndërsa në terren ndërmerret presion i fikshëm ndaj familjeve sërbe dhe spastrim etnik ndaj tyre“, konkludoi Linta.
0 komentet