Lista Sërbe: Euleks i pa-interesuar të ndalë keqtrajtimin e sërbëve, Kfor nuk u pa fare
Lista Sërbe thekson se në orët e hershme të mëngjesit njësitë speciale të Kurtit të cilat ndodhen prezent ilegalisht në veri të Kosovës, kanë sulmuar brutalisht Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe me këtë rast përmes dhunës së tepruar brutale kanë dëmtuar disa nga ambjentet duke pamundësuar punën e punonjësve të shëndetësisë dhe frikësuar pacientët të cilët janë të shtruar për kurim në këtë institucion.
Gjithashtu, në deklaratën e Listës Sërbe theksohet se paralelisht me sulmin në QKS e Mitrovicës, sulm brutal është ndërmarrë dhe në disa objekte private në veri të Kosovës duke shtuar se të dhënat nga këto sulme po vazhdojnë të mblidhen.
Në deklaratë sqarohet se me rastin e aksioneve brutale të specialeve të Kurtit, ka qenë bllokuar rruga që të çon në kopsht, pra në institucionin parashkollor “Danica Jaramaz” dhe SHF “Shënjt Sava”, ashtu sikurse mësuesit dhe edukatoret nuk mund të shkonin në vendet e tyre të punës, se fëmijët ishin të tmerruar, ndërsa të shqetësuar kanë qenë dhe prindërit të cilët nuk mundën të sillnin fëmijët e tyre në kopsht për të mësuar.
"Është e dukshme se regjimi i Kurtit ngjarjet tragjike të Banjskës tashmë i shfrytëzon për të justifikuar të gjitha veprimet antisërbe në Kosovë e Metohi, si dhe të vijojë keqtrajtimin e mëtejshëm të qytetarëve tanë. Duhet përmendur se pjestarët e Euleks të gjithë këtë sulm brutal, e kanë ndjekur në distancë në disa dhjetëra metra absolutisht të pa-interesuar për të ndalur keqtrajtimet e popullit sërb apo të ndërhynin aktivisht për të ndalur veprimet antiligjore të specialeve të Kurtit. Pjestarët e Kfor nuk u panë fare në këtë rast të kësaj sjelljeje jocivilizuese" theksohet në deklaratë.
Lista Sërbe fton të gjithë qytetarët, siç thekson, që "në këto kohë të çmendura të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë me fëmijët e tyre me shpresën se në këto hapësira të mbretërojë një herë paqja që dhe sërbët të mund të jetojnë jetën normale, që të kurohen të pashqetësuar nga specialet e pajisura me armë deri në dhëmbë apo dhe këta të njëjtët të mos i keqtrajtojnë rrugës për në shkollë apo kopsht".
Gjithashtu Lista Sërbe jep vlerësimin për punonjësit shëndetësorë, edukatoret dhe mësueset të cilët kanë qëndruar të guximshëm në mbrojtje të të drejtave të pacientëve të tyre apo dhe fëmijëve.
komentet