Lista Sërbe: Heshtja për krimet ndaj sërbëve e planizuar

Orahovac, stradali Srbi
Burim: Privatna arhiva, "Novosti"

Lista Sërbe ka bërë të ditur sot se heshtja për krimet ndaj sërbëve në Kosovë, është e planizuar për të mos kërkuar përgjegjësi dhe proces penal ndaj kriminelëve, por edhe për të mos rrezikuar narrativën që shqiptarët janë të vetmit viktima të konfliktit.

Siç thuhet prej Listës Sërbe “ndërsa përpara zyrtarëve ndërkombëtarë tregojnë përralla për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të popullit sërb në Kosovë e Metohi, regjimi antisërb i Albin Kurtit dhe ai vetë personalisht, nuk kanë bërë asgjë për të gjetur përgjegjësit për ndonjë krim ndaj sërbëve edhe pse disa prej tyre kanë i ndërmarrë më shumë se dy dekada më parë”.

“Sot kur ka përmendur viktimat shqiptare në Rahovec, Kurti nuk denjoi të përmendte vrasjet masive, rrëmbimet dhe persekutimet e sërbëve nga kjo apo nga ndonjë komunë tjetër në Kosovë e Metohi. Si Kurtit nuk i’u kujtua gropa e Volujakut, korrësit e Stari Grackos, sulmi terrorist në autobusin Nish-Ekspres dhe ndaj fëmijëve në lumin Bistrica, minatorët e rrëmbyer nga Belaçevaci dhe pogromi i marsit kur sërbët u vranë dhe u dëbuan, ndërsa dhjetëra manastire dhe kisha sërbe u shkatërruan? Harron Kurti të kujtonte dje rrëmbimet dhe vrasjet masive të sërbëve nga Rahoveci dhe të kërkojë gjetjen dhe dënimin e kriminelëve të cilët janë ende të lirë edhe 25 vitesh pas kryerjes së krimit të tmerrshëm. Kujtojmë se vetëm në një varr masiv, në Volujak në Komunën e Klinës janë gjetur 36 civilë sërbë të vrarë dhe vetëm në komunën e Rahovecit gjatë muajit korrik 1998 janë vrarë 47 prej tyre”, thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.

Siç bëhet e ditur nga Lista Sërbe, heshtja për krimet ndaj sërbëve ka qenë e planifikuar për të mos kërkuar përgjegjësi dhe procedim penal të kriminelëve, por edhe për të mos rrezikuar narrativën se shqiptarët janë viktimat e vetme të konfliktit.

“Mosndëshkueshmëria e krimeve ndaj sërbëve gjatë gjithë këtyre viteve ka rezultuar në faktin se 24 vjet pas luftës, përditë po përballemi me sulme ndaj sërbëve, pronës së tyre dhe Kishës Ortodokse Sërbe dhe qysh kur regjimi antisërb i Albin Kurtit ka qenë në pushteti në Prishtinë, këto sulme kanë ardhur prej përfaqësuesve më të lartë institucional, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Xhelal Sveçla dhe të tjerë. Njolla e pasivitetit në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare, është prezente sepse për më shumë se dy dekadash, kriminelët nuk lejojnë shërimin e plagëve të popullit sërb, e për më tepër që përditë çelen të reja, si ato të shkaktuara nga Gotovusha me  Millosh dhe Stefan Jovanoviqin, Milan Delleviqin, Sreqko Sofronijeviqin, Dragisha Galjakun, Millan Jovanoviqin”, thuhet në deklatratë. 

Kryeministri kosovar Albin Kurti, sot ka shkruar në rrjetet sociale se “ushtria dhe poliia sërbe më 19 korrik 1998, vranë, rrëmbyen, plagosën  dhe torturuan shqiptarë në Rahovec”.