Lleposaviq: Si pasojë e gërmimit të rrugës, tre fshatra janë shkëputur nga bota, të moshuarit në probleme të mëdha
Fshatrat e Komunës së Lleposaviqit në probleme të mëdha qysh prej kur policia kosovare prej fillimit të tetorit gërmoi rrugët lokale dhe vendosi barriera betoni mbi to. Veçanërisht janë tre fshatra në rrezik-Qirkoviq, Banoviq dhe Isevo, komunikimet me të cilat janë ndërprerë plotësisht pas këtij aksioni.
Në to banojnë kryesisht popullsi e moçme ku tashmë janë të shqetësuar sesi të shkojnë tek mjeku. Deri tek rruga me asfalt ata i ndan 1 kilometër që është gërmuar në dy vende, në një thellësi prej gati tre metrash.
Më afër asfaltit është fshati Qirkoviq, banorët e të cilit tashmë në vend të një kilometri, duhet të kalojnë më shumë se shtatë kilometra në rrugën me gure e cila është shumë e keqe dhe e vështirë për t'u kaluar pa xhip.
Vukashin Qirkoviq nga ky vend beson se është shumë e rëndësishme që rruga të rikthehet siç ka qenë dhe vëren se në fshat jetojnë kryesisht të moshuar.
“Propozimi ynë do të ishte që rruga të kthehet në gjendjen e saj fillestare, që këta njerëz të funksionojnë normalisht. Këta njerëz që jetojnë ende këtu, por edhe disa njerëz të moshuar. Të rinjtë shkojnë në punë dhe kthehen në këto kushte shumë të vështira. Të moshuarit janë në situatën më të vështirë, nëse rruga do të funksiononte sërish, jeta do të ishte më e lehtë për të gjithë njerëzit” tha Qirkoviq.
Ky i fundit shtoi se tashmë vendasit nuk munden në të gjitha mënyrat të kryejnë detyrat e tyre të përditshme.
“Ecin me këmbë në një numër të caktuar kilometrash ose një kilometër, varet se ku janë, dhe pastaj bashkohen me komunikimin kryesor dhe kështu me radhë në asfalt”, tha Qirkoviq.
Sipas tij është e lehtë të merren vendime të shpejta, pa menduar për pasojat që mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar më vonë.
"Duke ditur këta njerëz nga këto fshatra që gravitojnë në atë vendkalim, askush nuk merret me aktivitete të paligjshme. Kjo sigurisht që mund të konfirmohet, kontrollohet dhe verifikohet dhe nëse është kështu, nuk shikojmë asnjë për të marrë vendime të shpejta. Këto të fundit mund të merren por më pas është e vështirë të kthehen në gjendjen e tyre fillestare. Duket se nuk është menduar se çfarë do të ndodhte pas një vendimi të tillë” thotë Qirkoviq.
Ivanka Gjuriçiq nga fshati më i largët Isevë thotë se tani u duhen dyfishi i kilometrave për të arritur deri tek rruga me asfalt.
“Ajo rrugë ishte më e afërta për të shkuar tek mjeku, tek dyqani, tek gjithçka, tashmë jemi shkëputur nga bota. Nuk e di me saktësi sesa kilometra gjashtë, shtatë nga Iseva deri në vrimën e ujkut ku rruga u gërmua. Na e riparuan rrugen para një muaji nuk mund të shkonim askund nga shtëpia pasi uji mori para dhe përmbyti gjithçka. Ne nuk mund të shkojmë askund vdiqëm, jetuam, kështu ishte për ne. As bukë po kishe diçka e kishe dhe ne vuajmë” tha Gjuriçiq.
Kjo e fundit thotë se më vështirë është për të moshuarit në rastet kur sëmuren dhe çështja është se si dhe sa kohë u duhet për të shkuar tek mjeku.
“Problemi për të gjithë banorët është si të shkojnë tek mjeku, por edhe të shkojnë në dyqan, pasi rruga deri në Jarinjë është e keqe, katastrofë fare, është shumë larg dhe çfarë mund të bëhet, s’kemi çfarë të bëjmë, do durojmë”, tha Gjuriçiq.
Rruga me gure në fshatin Qirkoviq u gërmua në dy vende më 4 tetor. Gjithashtu u gërmua dhe rruga që lidh Jarinjën e Poshtme dhe fshatin Mura, kështu që tashmë njerëzit nuk mund të arrijnë në pyjet dhe pronat e tyre.
Deri tek fshati Qirkoviq mund të shkohet nga drejtimi i Lleposaviqit përmes Jarinjës së Poshtme, përmes Bistricës dhe fshatit Gllishicë në rrugën shumë të keqe me gure. Fshati gjithashtu ka dalje edhe nga drejtimi i Rashkës dhe Rudnicës që të çon për në Kopaonik njohur ndryshe si vrima e ujkut ku rruga me gure makadami, është gërmuar dhe nuk ka as dalje e as hyrje.
0 komentet