Luçiq: Sot, sinjali për përdoruesit në veri të Kosovës, kallëzim penal ndaj Hetemit

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i përgjithshëm i "Telekom Srbija" Vladimir Luçiq tha se kompania gjatë ditës së sotme do të lidhë dy stacione bazë në veri të Kosovës në mënyrë alternative për t'u mundësuar përdoruesve të telefonisë MTS që sërish të kenë sinjal dhe theksoi se është ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Leposaviqit, Ljuljzim Hetemit, për shkak të shkeljes së rëndë të pozitës zyrtare.

Luçiq tha për RTS se rreth 5000 përdorues do të kenë sërish sinjal celular sot pas incidentit dhe ndërprerjes së qëllimshme të sinjalit MTS dje në Leposaviq.

“Sot do të përdorim një rrugë alternative për të lidhur ato dy stacione bazë që janë në veri dhe atë pjesë që është nga Leposaviqi në kufirin administrativ dhe do të rikthejmë sërish sinjalin e telefonisë celulare”, tha Luçiq.

Ai kujton se dëmtimi ka ndodhur qëllimisht dhe vlerëson se ka ndodhur një incident i madh për shkak se sinjali i MTS-së është ndërprerë qëllimisht.

Operatori tjetër ‘Vala’, të cilit përfaqësuesit aktualë të komunës i japin sa më shumë leje për të mbuluar veriun, jo vetëm që e ka ndërtuar repeterin e tij në çatinë e ndërtesës së komunës së Leposaviqit, por edhe na ka ndërprerë sinjalin. Kryetari i komunës vazhdon të bëj incidente - ai nuk i la punëtorët tanë , duke thënë se ai vetëm mund t'i heq pajisjet tona dhe t'i japë neve", tha Luçiq.

Ai thekson se kanë bërë kallëzim penal pasi mendojnë se Hetemi ka keqpërdorur rëndë pozitën zyrtare dhe ka shkatërruar pronën private.

Sipas tij, këtë ua ka bërë vetëm serbëve sepse serbët e kanë ndërprerë sinjalin, sepse MTS është kompani serbe.

Është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, thotë Luçiq, dhe shton se shpresojnë që kjo sjellje të sanksionohet në të njëjtën mënyrë siç u ndaluan serbët për shkelje të supozuara.

"Sot njerëzit do të marrin sinjal, por ne nuk do të lejojmë që ky incident të mbetet i tillë. Ne do të punojmë që për këtë të sanksionohet edhe njeriu që bëri që njerëzit të mbeten pa sinjal për dy ditë," tha Luçiq.