Ramadani: Kosovës do t'i duhen vite për t'u stabilizuar dhe normalizuar

Burim Ramadani
Burim: Kosovo Online

Anëtari i Aleancës, Burim Ramadani, vlerësoi se Kosovës do t'i duhen vite për t'u rikuperuar nga bllokada politike.

Ramadani theksoi se gjatë periudhës së bllokadës, thelbi i funksionimit të institucioneve u vu në pikëpyetje.

"Koha në bllokadë është dëm i pariparueshëm. Jo vetëm demokracia, por edhe thelbi i funksionimit të institucioneve vihet në pikëpyetje. Do të duhen vite që shteti të stabilizohet dhe të normalizohet. Duke mbajtur gjithçka të pezulluar dhe të paligjshme, institucionet qendrore janë në rrugën e falimentimit të vendimmarrjes. Autoritetet bllokuan pa nevojë konstituimin e kuvendit dhe rrjedhimisht nuk e bëjnë qeverinë të ligjshme dhe legjitime", shkroi ai në Facebook.

Ramadani tha se sot është dita e 26-të e bllokadës së institucioneve.