Marfi me Vuçeviqin: Implementimi i Marrëveshjes së Brukselit rruga drejt kompromisit
Burim: Vlada Srbije
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka biseduar sot me drejtorin e Këshillit të Senatit të Politikës së Jashtme të SHBA Damjan Marfi i cili tha se Amerika mbështet dialogun dhe implementimin e atyre çfarë janë dakordësuar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit ku paraqet rrugën e duhur për arritjen e zgjidhjes së kompromisit.
Marfi ka thënë se SHBA i ofron mbështetje Sërbisë në çështjet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, iniciativa që kontribuojnë tek paqja dhe stabiliteti në rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të saj.
Duke vlerësuar si sukses të madh organizimin e panairit Ekspo 2027, Marfi vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe theksoi rëndësinë e programeve dhe iniciativave për tërheqjen e investimeve amerikane në Sërbi, të cilat përfshijnë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zhvillimin e infrastrukturës, njoftoi Qeveria e Sërbisë.
Kryeministri Vuçeviq ka theksuar se Sërbia është strategjikisht e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA në të gjitha fushat me përfitim reciprok të qytetarëve dhe të dy shteteve.
Ai tha se Sërbia në 12 vitet e fundit ka punuar intensivisht në forcimin e raporteve me SHBA, veçanërisht në kontekstin e stabilitetit rajonal, luftës kundër terrorizmit dhe zhvillimit ekonomik, ku do të vijojë ta bëjë dhe në të ardhmen.
Ai vuri në dukje se për Sërbinë interes thelbësor është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.
Vuçeviq ka shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me SHBA në fushën e sektorit energjitik duke patur parasysh se stabiliteti energjitik i vendit dhe ndërtimi i axhendës së Gjelbër janë prioritete të rëndësishme të Sërbisë.
Ai tha se Sërbia është e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane dhe ftoi kompanitë nga ky vend që të bëhen pjesë e panairit special Ekspo 2027, ku paraqet mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e Sërbisë dhe tregut të saj.
0 komentet