Mariani: BE denjon parime të mëdha, por ato i zbaton si t’i pëlqejë

Tijeri Marijani
Burim: EPA

Unioni Europian denjon për parime të mëdha por ato i zbaton si t’i pëlqejë dhe një prej shembujve është Kosova, thekson eurodeputeti francez nga grupimi “Patriotët për Europën” Tieri Mariani.

“Egzistojnë vende të cilat sipas definicionit të BE u pranohen gjithçka, ndërsa të tjerëve u refuzohet gjithçka. BE denjon për parime të mëdha, por i zbaton në varësi të klientit që i pëlqen. Shembujt për këtë janë prezentë pambarimisht” ka thënë Mariani në intervistë për Novosti.

Ai u shpreh se në Sërbi përshembull, ka patur manifestime të mëdha pas të cilave kërkohej që qeveria duhej të dorëhiqej, në Gjeorgji gjithashtu, por dhe në Ukrainë ku BE ka theksuar se egzistenca e demonstratave të mëdha, konfirmon se demokracia e madhe është në veprim.

“Fjala është për gjeometri variabile në të cilën Brukseli e modifikon në funksion të shtetit tek i cili bëhet fjalë”, kritikoi Mariani.

Kosova, thotë, është shembull i shkëlqyer.

"Thonë se në Kosovë duhet të respektohet opinioni i banorëve të saj dhe se mbi këtë bazë, ka të drejtë të jetë shtet i pavarur, ndërsa në Ukrainë zbatohet politikë krejtësisht e ndryshme kur është fjala rreth integritetit shtetëror. Kjo lloj BE-je nuk përfaqëson asnjë vlerë, por merr parasysh interesat dhe hesapet", tha Mariani, duke shtuar se kjo është për të ardhur keq.

Theksoi se rezolutat e votuara në Parlamentin Europian kundër Sërbisë e vërtetojnë këtë, sepse ato para së gjithash dënojnë atë që po ndodh në Sërbi dhe kërkojnë politikë ndryshe, ndërsa në Ukrainë nuk u kërkua as ndryshimi më i vogël politik.

Vuri në dukje se pothuajse nuk ka opozitë në Ukrainë.

Kur është fjala për presidentin e Francës Emanuel Makron, Mariani thotë se shefi i shtetit francez kultivon "miqësi variabile".

"Kohët e fundit, presidenti i Francës kuptoi se në fillim bëri gabim të madh duke e vendosur Kosovën në vendin e parë dhe Sërbinë në të dytin. Tentoi më pas dhe i’a doli-çka është e shkëlqyer, t'i vinte gjërat në vendin e vet. Qëndrimi i tij për këtë çështje, si dhe për shumë çështje të tjera, nuk ishte i njëjtë disa vite më parë", spegon Mariani.

Thekson dhe se sot Franca ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Sërbinë çka konstaton, janë fantastike.