Marinkoviq: Kurti nuk heq dorë prej integrimit të dhunshëm të komuunitetit sërb në Kosovë

Miodrag Marinković
Burim: RTK

Lidhja e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt me çështjen e statusit të institucioneve arsimore e shëndetësore është veçanërisht problemore sepse konfirmon se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk heq dorë nga politika e integrimit të dhunshëm të komunitetit serb në Kosovë, vlerëson për REL Miodrag Marinkoviq nga Qendra për Veprimtari Shoqërore Afirmative (CASA).

Marinkoviq thotë për REL se Ligji për të huajt në publik përjetohet si "mekanizëm potencial anashkalues" përmes të cilit Qeveria e Kosovës mund të nisë mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë dhe shëndetësisë ku në zonat me shumicë sërbe në Kosovë funksionojnë në kuadër të sistemit të Sërbisë. 
Sipas fjalëve të tij, qasje e tillë e autoriteteve kosovare nuk kontribuon stabilitet, por përkundrazi thellon mosbesimin dhe ndjenjë pasigurie juridike mes pjestarëve të komunitetit sërb.

Kryeministri i Kosovës në mandatin teknik, Albin Kurti, tha më 16 janar se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit sërb do të lidhet në koordinim me Bashkimin Europian dhe se do të merren parasysh shqetësimet e komuniteteve jo-shumicë. 

Megjithatë, nuk është qartë se cilat modele integrimi po shqyrtohen, as nëse ky proçes do të lidhet në kuadër të Bashkësisë së Komunave Sërbe për të cilin insiston Beogradi.

Marinkoviq thotë se modeli më i favorshëm për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit për komunitetin sërb tashmë egziston dhe është dakordësuar ndërkombëtarisht.

“Bëhet fjalë për formë funksionale e vetëmenaxhimit e definuar brenda planit europian për normalizimin e marrëdhënieve, që parasheh ruajtjen e autonomisë institucionale në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe mekanizma për mbrojtjen kolektive të të drejtave të komunitetit sërb”, thotë ai.

Thekson se problemi kryesor është refuzimi i Qeverisë së Kosovës të zbatojë marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, ku ndër të tjera, parashikon bërjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Sipas fjalëve të tij, janë rritur edhe tentativat që në proçesin e negociatave nën kujdesin e Unionit Europian, të zëvendësohet me “vendime të njëanshme”.

“Kjo qasje nuk lë hapësirë për integrim të vërtetë, përkundrazi, krijon pasiguri të mëtejshme dhe thellon mosbesimin. Në këto rrethana, dialogu gjithëpërfshirës me Qeverinë e Kosovës është i mundur vetëm nën angazhimin e fortë e të qëndrueshëm të ndërmjetësve ndërkombëtarë. Përgjegjësia për këtë bie kryesisht tek Unioni Europian, por dhe tek Shtetet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit janë përfshirë aktivisht në këtë proçes”, thotë Marinkoviq.

Sipas vlerësimit të tij, pa mekanizma efektivë presioni, Qeveria e Albin Kurtit nuk do të pranojë kompromise.