Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua si sot-13 vite pa BKS
Si sot 13 vite më parë në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e Parë rreth parimeve që rregullonte marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës, e njohur si Marrëveshja e Brukselit. Në të për herë të parë parashikohej se në Kosovë do të egzistonte Bashkësia e Komunave Sërbe të cilën autoritetet kosovare derimë sot nuk e kanë themeluar.
Në përbërje të BKS, sipas marrëveshjes, duhet të ishin: Lleposaviqi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Graçanica, Novo Bërdo, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe Shtërpca.
Marrëveshja u arrit dy vite pasi nisi dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Unionit Europian dhe gjashtë muaj pas takimit të parë të kryeministrave të atëhershëm të Sërbisë dhe Kosovës Ivica Daçiqit dhe Hashim Thaçit.
Parafirmosja e tyre u bë nën praninë e përfaqësueses së atëhershme të lartë të BE Ketrin Eshton.
Ashtu si dhe rreth mjaft marrëveshjeve që do të arrihen më vonë në kuadër të dialogut, qysh atë ditë, u dëgjuan interpretime të ndryshme nga të dy palët se çfarë sjell ky dokument.
Nga Beogradi u njoftua se është nxjerrë maksimumi për popullin sërb në Kosovë dhe se BKS do të ketë kompetenca egzekutive, ndërsa interpretimet e Prishtinës ishin se marrëveshja garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Pikat që përmbanin detyrimet e Beogradit janë përmbushur me kohë, ndërsa gjashtë të parat, të cilat kanë lidhje me Bashkësinë dhe që duhet të zbatohen nga pala prishtinase edhe sot e kësaj dite qëndrojnë në letër.
Që Brukseli këtë marrëveshje nuk e ka harruar, u konfirmua tre ditë më parë kur nga Unioni Europian u tha se pret që Kosova dhe Sërbia të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre nga dialogu, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila u ratifikua me shumicën e 2/3 në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, nuk u shkua me presion ndaj Prishtinës, të cilin Beogradi e priste prej vitesh nga Brukseli në mënyrë që të formohej BKS në vitet e fundit.
Ndërkohë BKS e cila u konceptua si mekanizëm mbrojtës i të drejtave individuale e kolektive të sërbëve në Kosovë, në publikun kosovar u paraqit në dritën më të keqe të mundshme, për të cilën asnjë opsion politik shqiptar nuk shprehu vullnetin për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.
Në pikën e parë të këtij dokumenti, thuhet se në Bashkësi, do të ketë komuna në të cilat sërbët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë dhe se anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër, nën kushte që anëtarët të dakordësohen.
Pika e dytë parashikon që BKS do të formohet në bazë të statutit.
Ndërkaq, draft-statuti i BKS të cilin Unioni Europian në vitin 2023 ua paraqiti Beogradit dhe Prishtinës në të cilën të dy palët e pranuan në parim, Qeveria e Kosovës derimë sot nuk e ka çuar për vlerësim tek Gjykata Kushtetuese, çka është hap i ndërmjetëm deri në miratimin e tij.
Pika e tretë e marrëveshjes së vitit 2013 i kushtohet strukturës së BKS për të cilën do të ketë president, nënpresident, kuvend dhe këshill.
E katërta merret me kompetencat e BKS dhe në të bëhet e ditur se Bashkësia do të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban e rural, ndërsa në të pestën thuhet se do të kryejë kompetenca të tjera shtesë që mund t'i besohen nga pushteti qëndror.
"Bashkësia do të ketë rol përfaqësues ndaj pushtetit qëndror dhe për këtë qëllim do të ketë vend në këshillin konsultativ të komuniteteve të mëdha. Për të përmbushur këtë rol, parashikohet funksion monitorues", thuhet në pikën e gjashtë.
Në të shtatën bëhet e ditur se e gjithë policia në veri të Kosovës do të integrohet në kuadër të Policisë Kosovare.
Më tej, parashikohet që anëtarëve të strukturave të tjera të sigurisë sërbe, do t'u ofrohen vende në strukturat ekuivalente kosovare.
“Do të egzistojë komandant rajonal policor për katër komunat në veri ku sërbët përbëjnë shumicën e popullsisë (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Lleposaviqi). Komandanti i këtij rajoni do të jetë sërb kosovar që e emëron Ministria e Punëve të Brendshme nga lista e paraqitur nga katër kryekomunarët në emër të Bashkësisë. Përbërja e PK në veri do të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë së këtyre katër komunave. (Do të egzistojë edhe një tjetër komandant rajonal policor për komunat e Mitrovicës së Jugut, Skënderajt dhe Vushtrrisë). “Komandanti rajonal i katër komunave veriore do të bashkëpunojë me komandantët e tjerë rajonalë”, thuhet në pikën 9.
Në marrëveshje parashikohet integrimi i pushtetit gjyqësor në sistemin juridik të Kosovës, organizimin e zgjedhjeve komunale në komunat veriore në vitin 2013 në përputhje me rregulloret kosovare dhe standardet ndërkombëtare, si dhe intensifikimin e diskutimeve rreth energjitikës dhe telekomunikacionit.
“Është dakordësuar që asnjë palë nuk do të bllokojë, as nuk do t'i inkurajojë të tjerat të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE”, thuhet gjithashtu në dokument.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në intervistë për Kosovo Onlajn dje, tha se është i bindur që Prishtina nuk do t’a themelojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.
Tha se pala sërbe e përmbushi Marrëveshjen e Brukselit me mirëbesim, ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë gënjyen dhe udhëheqja e tyre më së shumti nënshkruesin e tretë, Unionin Europian.
0 komentet