Andriq Rakiq: Nevojitet ndryshim i mesazheve politike që nxisin etnonacionalizmin
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq thotë se qytetarët në veri të Kosovës kanë mjaft arsye për të qenë të pakënaqur me punën e policisë dhe se rruga e vetme është ndryshimi i mesazheve politike që nxisin etnonacionalizmin dhe qasjen jodemokratike ndaj komunitetit sërb.
“Qysh kur Vetvendosja mori pushtetin në Kosovë mbretëron nacionalizmi dhe populizmi. Kjo shemb atë karakterin multietnik të institucioneve dhe raportet ndëretnike. Dhe kjo nisi nga lart dhe nga aty duhet të lëvizë të përmirësohet. Është thelbësore të ndryshohen këto mesazhet politike që vijnë nga kreu të cilat inkurajojnë etnonacionalizmin dhe një mënyrë të trajtimit ndaj komunitetit sërb që thjesht nuk është demokratik” thotë Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.
Kjo e fundit thekson se ka patur shumë shembuj të gabimeve të qarta tek trajtimi i policisë në komunitetet joshumicë, por edhe në incidente.
E fundit përmend shkrehjen aksidentale të pistoletës së një polici në Zveçan, ku përgjigja ishte se "duhet më shumë trajnim".
“Ka pasur të shtëna edhe në Bistricë, dy herë. Për një më herët është dhënë vendim nga gjykata e shkallës së parë. Pra, egzistojnë shumë arsye për të cilat egziston pakënaqësi tek komuniteti sërb për mënyrën se si po sillet policia dhe në radhë të parë bazohet tek këto shembuj të aprofesionalizmit policor dhe më pas në mungesën e reagimeve në kohë nga institucionet ndaj këtij joprofesionalizmi ku të jep përshtypjen se egziston gatishmëri e caktuar për të falur policët për joprofesionalizëm” thekson Andriq Rakiq.
Kjo e fundit sqaron se ka pasur shumë probleme me vendosjen e marrëdhënieve normale mes komunitetit sërb dhe Policisë Kosovare.
“Kjo në fakt nisi me pamundësinë e Policisë Kosovare për të krijuar marrëdhënie normale brenda vetë policisë. Po të kishim pasur marrëdhënie të balancuar dhe marrëdhënie besimi mes Drejtorisë Rajonale Policore të Veriut dhe Drejtorisë Policore në Prishtinë që nga shtatori i vitit 2021 kur nisi kriza, ne nuk do të shkonim situatën ku sërbët në veri braktisën në masë Policinë Kosovare”, thekson aktivistja.
Kjo e fundit shton se pavarësisht nëse dikush beson apo jo që pjesëtarët e policisë nga radhët e komunitetit sërb u larguan nga PK për shkak të presionit politik, faktet tregojnë se në momentin kur kjo ishte e rëndësishme, Policia Kosovare si institucion, nuk ishte e gatshme të mbronte multietnicitetin e vet sepse qysh nga fillimi nuk egzistonte besim mes policëve sërbë e shqiptarë.
“Sigurisht, nëse nuk mund të krijoni marrëdhënie normale besimi me kolegët, kjo do t'i transferohet vetë komunitetit dhe sigurisht që ka probleme me selektivitetin kur bëhet fjalë për disa praktika policore në zonat minoritare veçanërisht atëherë kur shkoni në fazën që policia nuk është më praktikisht multietnike apo ka numër mjaft të vogël të pjesëtarëve të komunitetit minoritar të cilët kryesisht nuk janë në terren. Ose janë në stacion ose eventualisht në kontrollet e trafikut, por në thelb në qytet ka shumë pak të tillë. Në këtë kuptim, ka shumë probleme me mënyrën se si policia bën punët e policisë mes komuniteteve minoritare", thotë Andriq Rakiq.
komentet