Mijaçiq: Idea e rregullimit të Ibrit nuk është e re, me deklaratën e tij Vuçiq krijoi dinamikë të re në raportet mes Sërbisë dhe Kosovës
Kryetari i Konventës Kombëtare për Kapitujt 35 Dragisha Mijaçiq tha se idea për rregullimin e lumit Ibër në rrjedhën e tij të lartë nuk është e re dhe se ajo prej dekadash figuron në planet stretegjike të Sërbisë dhe tha se presidenti Aleksandar Vuçiq me deklaratën e tij për ndryshimin e rjedhës së lumit, krijoi dinamikë të re në raportet mes Kosovës e Sërbisë.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ‘ndryshim’ të rrjedhës së lumit, por dhe për ndërtimin e hidrocentralit në anën e lumit mbi Ribariqin, ku gjithmonë e më shumë është bërë e domosdoshme për ndryshimet klimaterike“, tha Mijaçiq për Nova.
Ai tha se Ibri shumë herë është tharë në këtë pjesë dhe se është tërësisht e sigurtë që sërish do të ndodhë dhe në javët e ardhshme.
Prej këtej, pohon ai, është e domosdoshme të rregullohet rrjedha në mënyrën që do të mundësojë jo vetëm zhvillimin socio-ekonomik të zonës, por edhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Mijaçiq nga ana tjetër, thotë se ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër është instrumenti i Sërbisë për ndikim në kushtet politike, ekonomike e sociale në Kosovë.
Ai vuri në dukje se Vuçiq deri më tani kishte refuzuar t’a përdorte këtë argument, por që retorika e tij kishte ndryshuar pas shembjes së shtëpive në liqenin e Ujmanit.
"Me atë deklaratë, Vuçiq krijoi dinamikë të re në raportet mes Sërbisë e Kosovës, e cila do të jetë objekt i diskutimeve publike, strategjive dhe planeve në vitet që vijnë. Sigurisht që ajo mund të vërehet dhe në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme, por është naive të besohet se do të zhduket me fundin e fushatës zgjedhore", tha Mijaçiq.
0 komentet