Mijaçiq: Me konfiskimin e tokës të Kishes Ortodokse Serbe, Kosova po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Koordinatori i Konventës Kombëtare për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, ka reaguar ndaj raportimeve në media për sekuestrimin e rreth 50 hektarëve tokë në të cilën ndodhen themelet e kishës mesjetare të Virgjëreshës së Hvostanit të shekullit të 13-të dhe theksoi se Qeveria e Kosovës edhe një herë ka treguar synimin e saj për të shkatërruar karakterin mulltietnik të Kosovës dhe për të parandaluar çdo përpjekje për tolerancë dhe pajtim ndëretnik.
Mijaçiq ka deklaruar në rrjetin social “X” se bëhet fjalë për mbetjet e njërës prej kishave ortodokse serbe më të vjetra mesjetare në Kosovë.
Me vendimin për konfiskimin e tokës së KOS rreth asaj faltoreje, thekson Mijaçiq, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap tjetër në parandalimin e çdo përpjekjeje drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Me këtë akt, qeveria e Kosovës edhe një herë ka treguar synimin e saj për të shkatërruar karakterin mulltietnik të Kosovës dhe për të parandaluar çdo përpjekje për tolerancë ndëretnike, pajtim dhe jetë paqësore. Është një hap tjetër në parandalimin e çdo përpjekjeje drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka theksuar Mijaçiq.
Ai thekson se vendimi i Qeverisë së Kosovës është përkujtues për të gjithë ata që e njohën Kosovën me premtimin se do të punojnë në ndërtimin e një shoqërie mulltietnike dhe demokratike, për vite me radhë duke ushqyer afirmimin e pavarësisë së Kosovës, se kanë një obligim historik dhe moral për serbët që jetojnë në Kosovë.
komentet