Miliqeviq: Qeveria do të ofrojë mbështetje për serbët në Shqi
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për koordinimin e aktiviteteve dhe masave në fushën e marrëdhënieve me diasporën, Gjorgje Miliqeviq, sot ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së Serbëve “Jedinstvo” nga Shqipëria.
Përfaqësuesi i Shoqatës Piro Nase, i cili jeton në qytetin e Gjirokastrës, e informoi ministrin për pozicionin e serbëve në Shqipëri.
Nase posaçërisht theksoi rrezikun e gjuhës dhe kulturës serbe në Shqipëri, duke theksuar se bashkatdhetarët tanë në këtë vend nuk kanë media në gjuhën e tyre amtare dhe as nuk mund të ndjekin mediat nga Serbia përmes operatorëve kabllorë.
Ai i prezantoi ministrit projektin e një medie të re në gjuhën serbe që qëndron pas shoqatës “Jedinstvo” dhe e ftoi që sa më parë të vizitojë serbët në jug të Shqipërisë të cilët janë mbledhur nga kjo shoqatë.
Miliqeviq e falënderoi për ftesën dhe i premtoi ndihmën e Qeverisë së Serbisë për të gjitha projektet e serbëve në Shqipëri që synojnë ruajtjen e kulturës kombëtare, traditës dhe gjuhës amtare.
Në takim morën pjesë edhe Savina Nase nga Shoqata "Jedinstvo", si dhe Dr. Ivan Boshnjak, sekretar shtetëror në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogut shoqror.
komentet