Minatorët e Trepçës në protestë në Zveçan: Forcat speciale të Policisë së Kosovës po bllokojnë punën e minierës

Rudari Trepče na protestu u Zvečanu
Burim: Kosovo Online

Minatorët e Trepçes, të cilët sot në mëngjes po protestojnë bashkë me qytetarët e Zveçanit, kanë thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës nuk i lejojnë të dorëzojnë xehe dhe se nga e premtja nuk mund të punojnë.

Në emër të minatorëve foli Darko Millojeviq, i cili tha se flotacioni i minierës nuk po funksiononte për shkak se forcat speciale të Policisë së Kosovës i bllokuan afrimet.

Minatorët e Trepçës thanë se nga kjo rrezikohet ekzistenca e tyre dhe se prodhimi është në ndalesë për pesë ditë.

Siç ka konfirmuar më herët për Kosovo online, drejtori i “Flotacion Leposaviq Pjesa veriore – Trepça”, Millan Rajoviq, prodhimi është ndërprerë kur forcat speciale të Policisë së Kosovës erdhën pa paralajmërim të premten, me mjete të plota ushtarake, bllokuan hyrjen kryesore të rrethit dhe penguan dërgimin e xehes nga minierat "Crnac"(Mniera e Crnacit) dhe "Belo Brdo"(Miniera e Bellobërdo).