Ministria e Kulturës së Sërbisë: Tentativë për rishikimin e historisë me tubimin e paligjshëm fetar në rrënojat e Manastirit të Virgjëreshës të Hvostanskës
Ministria e Kulturës së Sërbisë dënoi ashpërsisht mbajtjen e paligjshme të ceremonisë fetare dhe tubimin publik brenda zonës speciale të mbrojtur të territorit arkeologjik të Manastirit mesjetar të Virgjëreshës Hvostanska, tek rrënojat e kishës mesjetare sërbe, pranë fshatit Studenicë në komunën e Istogut, pa dijeninë dhe pëlqimin e Kishës Ortodokse Sërbe.
“Ky akt përfaqëson tjetër tentativë për të rishikuar faktet historike dhe për të përvetësuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Sërbe dhe njëkohësisht shkelje e rregulloreve që vetë Institucionet e Përkohshme në Prishtinë kanë miratuar për zonat e mbrojtura të veçanta të manastireve, kishave dhe vendeve të tjera fetare ortodokse sërbe si dhe vendeve historike dhe kulturore që kanë domethënie të veçantë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie dhënë Kosovo Onlajn.
Paralajmërohet se fakt veçanërisht alarmues është se kjo ngjarje është pjesë e përpjekjeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës që “përmes interpretimit pseudohistorik të ndërmarrë rishikim të burimeve dhe për të shtrembëruar identitetin shekullor të zonës që padyshim dhe vazhdimisht ka qenë nën kompetencën shpirtërore, kulturore dhe institucionale të Kishës Ortodokse Sërbe”.
Qasje e tillë nuk është vetëm e dëmshme, thekson Ministria e Kulturës, por dhe e rrezikshme, pasi kanë për synim që në Kosovë trashëgimia kulturore dhe fetare sërbe të fshihet apo të mbytet me "falsifikimin e të kaluarës duke injoruar faktet historike dhe në fund t’a bëjë të pamundur mbijetesën e sërbëve në hapësirat shekullore".
“Kjo flet nga fakti se gjatë tubimit, prifti rimokatolik me fjalën e vet, inkurajoi intolerancën ndërfetare dhe ndëretnike”, shtohet në deklaratë.
Kujtohet se manastiri mesjetar sërb i Virgjëreshës së Hvostanskës, i ndërtuar në stilin e shkollës së Rashkës dhe i ngritur brenda Peshkopatës që themeloi Shënjt Sava në vitin 1219, ishte në përdorim të vazhdueshëm liturgjik nga Kisha Ortodokse Sërbe deri në fund të shekullit XVII kur u dëmtua për shkak të ngjarjeve të stuhishme historike dhe mbishkrime dhe dokumente të shumta mesjetare nga shekulli XIII, dëshmojnë për rëndësinë shpirtërore dhe historike të manastirit.
Ndaj Ministria e Kulturës u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare relevante që të reagojnë dhe të dënojnë uzurpimin dhe tentativat e rishkrimit të historisë.
Sot më herët, Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase paralajmëroi se në lokalitetin arkeologjik të manastirit mesjetar të Virgjëreshës Hvostanska në fshatin Studenicë afër Istogut, brenda zonës së mbrojtur, të mërkurën e 23 korrikut, u mbajt tubim publik me një ceremoni fetare pa dijeninë dhe pëlqimin e KOS çka është shkelje direkte e dispozitave të Ligjit për Zonat Speciale të Mbrojtura.
Gjatë ceremonisë, prifti rimokatolik nga Kosova, Fran Kolaj, mbajti fjalim me mesazhe haptazi nacionaliste, duke përdorur gjuhë nxitëse që nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, me qëllimin e dukshëm të keqinterpretimit të fakteve të dokumentuara historikisht dhe me qëllim përvetësimin e trashëgimisë së KOS, shtohet nga Arqipeshkvia në deklaratë duke kërkuar mbrojtje.
0 komentet